Boks-Florian Marku sfidon rivalin e tij Max Prodan dhe shpallet kampion bote për peshat e mesme në federatën IBF

Boksieri shqiptar, Florian Marku është zyrtarisht kampion bote në peshat e mesme për federatën IBF. Kishte kohë që përgatitej për këtë ditë, dhe ia ka arritur në mënyrën më të mirë kur mbrëmjen e së shtunës ka sfiduar kundërshtarin e tij nga Ukraina, Maks Prodan.

Siç e kemi ndjekur mediatikisht, mes të cilave edhe në Veriu Sport, duelit zyrtar në ring i pati paraprirë një luftë e ashpër psikologjike mes dy boksierëve, madje deri edhe në konfrontime fizike, siç ishin ato në konferëncën e shtypit të pragndeshjes, apo edhe në testimin e peshimit.

Por, ringu i vertet ishte ky i mbrëmjes së sotme kur kampioni shqiptar Florian Marku tregoi në ringun e montuar të stadiumit të Tottenham Hotspur të mbushur plot me tifozë, forcën e tij duke qënë në superioritet pikësh në të 10 raundet e boksimit në ring. Në përfundim të ndeshjes, gjyqtaria deklaroi rezultatin zyrtar të ndeshje duke i dhënë fitoren me rezultatin 2 me 1 Markut.

Për 28 vjeçarin Florian Marku, fitorja e mbrëmjes së sotme është e nënta dhe 10 ndeshje që ai zhvillon për kategorinë e profesionistit të kësaj kategorie. Në këtë mënyrë, Florian Marku është zyrtarisht kampion i botës për peshat e mesme në kategorinë e federatës IBF, një arritje fantastike kjo për shqiptarin, që për të parën herë ia del të marrë një brez si kampion bote.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu