Vllaznia-Studenti 2-3(31-29, 18-25, 19-25, 25-18, 13-15)
Ndeshja më e rëndësishme e javës së gjashtë të Superligën e Volejbollit Meshkuj, është luajtur në Shkodër, ku në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës u përballën Studenti, skuadra më e mirë e kampionatit që kryesonte me pesë fitore radhazi dhe Vllaznia vendase, me tre fitore dhe një humbje, dhe me një ndeshje më pak të luajtur.
Një sfidë kjo që dhuroi spektakël, sidomos në setin e parë dhe të pestin, duke dhuruar momente shumë interesante dhe tejet emocionuese.
Me shifrat e pazakontma të shtesës mbi shtesë, 31 me 29 është Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja që fiton setin e parë.
Më pas është radha e miqve të drejtuar nga trajneri Kestrin Batalli, të cilët me fitimin e dy seteve radhazi, përkatësisht 18-25 dhe 19-25 marrin avatazhin e seteve 1 me 2. Kuqeblutë, fitojnë setin e katërt 25 me 18 duke e çuar ndeshjen me set final.
Kuqeblutë që kanë bërë mirë në këtë fazë të parë të kampiontit, luajnë më mirë në këtë pjesë të parë të setit final teksa edhe kryesojnë 8 me 7, moment që ndërrohen fushat.
Vllaznia është krejt afër fitimit të setit dhe krejt ndeshjes teksa kryeson 13-11, por Studenti barazon dhe fiton setin 13-15 dhe të gjithë ndeshjen 13-15. Pavarësisht humbjes, Vllaznia e volejbollit meshkuj mori vlerësime pozitive nga tifozëria shkodrane dhe po ashtu edhe nga trajneri Artan Kalaja, pasi, jo vetëm që luajti si e barabartë me ekipin më të mirë të kampionatit, por me pak kujdes mund ta fitonte krejt ndeshjen.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Studenti në volejboll meshkuj(seti i 3-4-5), si dhe prononcimet e dy trajnerëve Artan Kalaja(Vllaznia), Kstrin Batalli(Dinamo), mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


