Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Mundet në minutën e fundit nga Shënkolli, trajneri i Adës, Arbër Shytani, përgëzon skuadrën, humbja aksidentale

Lexo

Për trajnerin e Adës, Arbër Shytani, humbjen në minutën e fundit ndaj ekipit të Shënkollit nuk e konsideron zhgënjim. Kjo për faktin se skuadra e tij prodhoi lojë dhe se kundërshtari e goditi me një rast të vetëm në limitin e krejt ndeshjes.

Profesor Shytani, startuat me fitore në derbin shkodran Murlani-Ada, por sot në Velipojë u mundët befasisht në fund të ndeshjes nga ekipi i Shënkollit 0-1. Zhgënjim për ju mund të themi kur skuadra ishte gjatë gjithë kohës në epërsi të plotë në kërkim të golit?

Ndoshta zhgënjim nga rezultati sepse erdhi në një moment që nuk e pritnim duke pasur parasysh që dominuam per 89 minuta dhe me një rast që kundërshtari erdhi në portën tonë arriti të realizojë. Nuk mund të them që jam i zhgënjyer sepse misioni i kësaj skuadre, përpos rezultatit, është të prodhojë futboll dhe besoj se sot prodhuam futboll, prodhuam shumë raste. Sigurisht jemi të vetëdijshëm për mungesën e eksperiencës të lojtarëve dhe e dimë që në këtë pjesë do të vuajmë gjatë gjithë kampionatit ashtu siç e vuajtëm edhe sot ku kishim shumë raste flagrante për shënim dhe nuk arritëm ti realizonim. Humbja gjithmonë lë shije të hidhur por e rëndësishme është që loja ishte nën kontrollin tonë.

Është ndeshja juaj e dytë në pankinë. Në ndeshjen e parë fituat dhe duke i krahasuar të dy ndeshjet çfarë ndryshimesh vëni re në skuadër?

Në fakt ndeshjet nuk mund të krahasohen sepse ka shumë episode gjatë ndeshjes të cilat ndikojnë qoftë edhe tek ritmi i ndeshjes. E përgjithshmja e të dyja këtyre neshjeve është që kemi dominuar kundërshtarin me lojë dhe besoj që kjo është e rëndësishmë për djemtë të cilët po rriten nga dita në ditë dhe sigurisht kur loja dhe rastet janë, rezultatet mund të mungojnë për momentin por kjo të krijon një besueshmëri që në të ardhmen do të shpërblehet edhe me rezutat.

Ku do të luhet ndeshja e ardhshme?

Do të kemi një periudhë pushimi që do të na shërbejë të bëjmë një analizë për gjërat që nuk kanë funksionuar në skuadër dhe më pas do të kemi ndeshje në Tiranë me Internacionalin dhe shpresoj që do ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshëe që të rikhehemi tek rezultatet positive dhe të vazhdojmë pot ë njëjtën lojë më dominimin e kundërshtarit.

Krahas të tjerave, Ada vazhdon ta ketë objektiv ngjiten në Kategorinë e Parë?

Të them të drejtën nga unë nuk është përmendur ndonjëherë ky objektiv nga unë, objektivi i vetëm është rritja e këtyre sportistëve duke pasur parasysh moshën shumë të re që kanë.

Për ta mbyllur, bashkpunimi mes dy klubeve Ada e Velipojës dhe Djelmnia Shkodrane po funksionon?

Sigurisht që po funksionon sepse 80% e skuadrës së Adës së Velipojës janë nga Akademia Djelmnia Shkodrane dhe të dy klubet kanë interesat e tyre ku sportistët që kanë ardhur po rriten dhe po kontribojnë për Adën e Velipojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img