Aksidentohet Ervin Baku! Gazetari i mirënjohur shpëton në “fije të perit” pas goditjes nga autobusi me targa të huaja në kryeqytet

Gazetari i mirënjohur sportiv Ervin Baku, i cili mban njëkohësisht edhe postin e sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Shqipërisë është përfshirë në një aksident automobilistik.

Në pamundësi për të komunikuar direkt me vetë Ervinin, pasi gjendeJ në Spitalin e Traumës në kryeqytet nën kujdesin e mjekëve, Ishtë kolegu i tij, fotoreporteri sportiv, Ferdinand Hazizllari, që është edhe një nga miqtë më të afërt të Bakut, i cili bën të ditur se rrethanat e aksidentit kanë qënë vertet drithëruese.

“Ervini ka qënë duke ecur me motorin e tij të zakonshëm në afërsi të rrugës së Elbasanit, ku edhe ka banesen e tij, kur autobusi me targa të huaja maqedonase ka bërë papritmas një lëvizje duke u përplasur me motorrin që drejtonte Baku. Situata ka qënë delikatë, ose e thënë më qartë, Ervini ka shpëtuar në “fije të perit”. Dëmtimet e tij janë serioze, por sipas mjekëve specialistë të Spitalit të Traumës, të cilët prej pesë orësh po kujdesen maksimalisht për rikuperimin e Bakut, fatmirësisht gjendja e tij për momentin është e normalizuar”, thotë fotoreporteri Fredi Hazizllari.

Me ndërmjetësinë e Hazizllari, pak më vonë mundësuam një komunikim të shkturtër me vetë Ervinin, i cili, përmes një mesazhi të dërguar në Ëhatssap, më shkruan: “Kam parë vdekjen me sy! Falemnderit të Madhit Zot jam në jetë! Jam thellësisht i tronditur… Edhe tani që po të shkruaj. Dhe kjo qënka tmerrrrrrr… Grafitë dhe Skaneri doli me sukses. Falemnderit shumë për interesimin!”

Portali Veriu Sport dhe personalisht, si koleg, mik dhe bashkëpunëtor shumë i afërt me Ervin Bakun, urojmë shërim sa më të shpejtë të gazetarit të mirënjohur sportiv, si dhe sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Shqipërisë.

Të shkuara Ervin, të presim sa më shpejt në stadiumin “Loro Boriçi”, si gjithmonë me atë çiltërsinë, ngrohtësinë dhe sinqeritetin e një kolegu model!

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe