Friday, September 20, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia e nis me fitore kampionatin, mund 3 me 0 Barleti Volley

Lexo

Vllaznia-Barleti Volley 3:0(25-15, 25-21, 25-23)

Vllaznia: Libero Stela Kiri, Sara Hasku, Esmeralda Tuci, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Klodeta Zhivani, Edna Erkoçi, Iris Bardeli, Laura Ballçiti, Adma Mikopuli, Danjela Kodra, Paola Koçeku. Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Ankela Cara

Barleti Volley: Thea Jatagani, Kristela Capo, Marjana Gjergji, Verxhinia Bilbili, Amela Shehaj, Lorgeta Avdyli, Kristjana Çaushaj, Marie Danaj, Xhesika Kaçi, Luljeta Stermilla, Elsa Disha, Denada Hasaj. Trajner: Artan Pogoni, Altin Gorenxa, Perli Rusi.

Gjyqtar: Enri Zenullari, Ardit Nurja(Tiranë)

Delegat: Konalsi Gjoka-Vëzhgues: Ilia Vasili

Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Kombëtar teksa ka mundur në javën e parë Barleti Volley me rezultatin e pastër 3 me 0. Ndeshja e luajtur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u dominua nga skuadra vendase, por për hirë të së vertetes, seti i dytë dhe sidomos ai i treti pati rivalitet jo të vogël në fushën e lojës.

Interesant është fakti se në dy setet e parë, është skuadra mike që udheheqë në pikëzim, por më pas, Vllaznia barazon dhe kalon në avantazh duke i mbyllur me fitore.

Në të parin, epërsia është e dukshme, gjë që e tregojnë edhe vetë shifrat, 25 me 15 në favor të skuadrës kuqeblu. I dyti ka një rivalitet më të madh në fushën lojës, por vetem deri tek shifra e 21 pikëve, sepse më pas Vllaznia shkëputet dhe e fiton me rezultaitn 25 me 21.

Ai që e ndez atmosferën në fushën e lojës dhe po aq edhe në shkallët e pallatit të sportit, është seti i tretë. Në ndrysjhim nga dy setet e mëparshëm kur ishte skuadra mike që e fillonte me avanatazh, në këtë setë të tretë është Vllaznia që e bën një gjë të tillë. Madje, arrin të krijojë diferencë pikësh në kryesim, aq sa të jep përshtypjen se do ta mbyllë këtë setë pa u shqetësuar me fitore. Por, volejbolli është një sport me shumë të papritura. Skuadra kuqeblu, ndoshta duke e paramenduar më herët fitoren e setit lëshon në lojë duke i dhënë mundësi mikeshave nga Tirana të shënojnë pikë pas pike. Kësisoj, kemi barazim të rezultatit në shifrat 23 me 23.

Por, pikërisht në këto çaste, pushimi i marrë nga trajneri Tafa bën efektin e duhur. Vllaznia shënon edhe një pikë tjetër, 24 me 23. Në shërbim është Liridona Kodra për pikën e fundit. Topi endet sa në njërën fushë tek tjetra, Barleti për të barazuar dhe shkuar në pikët shtesë, ndërsa Vllaznia për ta mbyllur të gjithë ndeshjen 3 me 0. Kësaj dileme i jep fund shutimi i fortë i Mandisa Kuçit, që duke shënuar pikën e 25 ndaj 23 të skuadrës mike, bën të shpërthejë në entuziazëm tifozëria shkodrane, e cila mbështeti gjatë të gjithë ndeshjes ekipin e zemrës. Pikë kjo që i jep Vllaznisë fitoren e setit të tretë dhe të gjithë ndeshjes  me rezultatin e pastër 3 me 0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img