Thursday, November 28, 2024

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, 7 ndeshje mbrëmjen e sot, në 20.45 Hungari-Shqipëri

Lexo

Kualifikueset e Botërorit “Katër 2022” rezervojnë sonte 7 përballje. Natyrisht, që e gjithë vëmendja do të jetë nga Kombëtarja shqiptare që do të luajë në transfertën e vështirë përballë Hungarisë. Po në këtë grup, Anglia do të përballet me Andorrën, ndërsa Polonia pret në shtëpi San Marinon.Sa i përket sfidave të tjera, Zvicra do të presë në shtëpi Irlandën e Veriut, Ishujt Faroe do të ndeshen me Austrinë, Luksemburgu do të ndeshet me Serbinë ndërsa Danimarka do të luajë në transfertë me Moldavinë.

Sa i përket sfidës që do të luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit, në stadium do të lejohet në parim vetëm stafi i impiantit, mediat, mbledhësit e topave, stafet teknike të nevojshëm për zhvillimin e sfidës si dhe stafi mjekësor i cili duhet të jetë i pranishëm.

Por përtej këtyre, të dy ekipet kanë të regjistruar 2 delegacionet me nga 55 persona secili, si dhe për secilën Federatë ka 20 bileta për tribunën VIP. Megjithatë, me marrëveshje, FIFA ka lejuar që të dy federatat të kenë në dispozicion edhe nga 100 bileta secila për tribunën kryesore, duke menduar se Federatat kanë detyrime ndaj sponsorëve apo palëve të treta dhe kontrata që parashikojnë praninë e personave të ndryshëm në tribuna.

Kështu, në tribunë do të jenë 100 “tifozë” të Shqipërisë të pajisur me këto bileta speciale nga FSHF, të vetmit që mund të ndjekin sfidën në impiantin e Budapestit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img