Friday, April 19, 2024

Futboll Femra-Vjen fitorja e parë për Murlanin, mund 7 me 1 ekipin Atletik

Lexo

Në vitin e parë të formimit si klub futbolli, Murlani konkuroi menjëherë në Kampionatin Kombëtar të futbollit të femra duke u përfaqësuar me emrin Juban Danja-Murlani. Ishte një bashkëpunim ky mes KF Murlani dhe Juban Danjës për të luajtur me një ekip të përbashkët të drejtuar nga trajneri Elis Legata. Ndërkohë, që në kampionatin e sivjetëm, Murlani u shkëput më vete duke marrë në drejtim trajnerin Arben Parmeza që për një periudhë të gjatë punoi tek Vllaznia e femrave përkrah kolegut të tij Nikolin Leka.

Fitorja e parë

Për KF Murlani, kalendari i Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra nuk ishte aspak i favorshëm, pasi që në javën e parë e përballë atë me skuadrën kampione, Vllaznia. Një ndeshje, jashtë zakonisht e vështirë për Murlanin kur kemi parasysh se kjo Vllazni, vetëm pak ditë më parë u ndesh si e barabartë me Juventusin e madh për Champions League. Skuadra kuqeblu u tregua e pamëshirshme ndaj skuadrës së ish trajnerit të saj, Arben Parmeza duke e mundur thellësisht Murlanin 14 me 0.

Ndërkohë, java e dytë, ka një ndeshje tjetër interesante, ku përsëri ka  përballje ish trajneresh. Këtë radhë është ish trajneri i Murlanit, Elis Legata, që këtë sezon drejton ekipin Atletik të Shkodrës, i cili ndeshet me ish skuadrën e tij Murlani. Dhe, homologu i tij, Arben Parmeza kopjon Vllazninë duke shënuar bollëk golash në portën e kundërshtare. 7 me 1 përfundon kjo ndeshje në favor të Murlanit, takim ky i zhvilluar sot në fushën sportive të Barbullushit, që regjistron kësisoj fitoren e parë të këtij kampionati, por edhe të parën me siglën Murlan. Autore të golave për skuadrën e drejtuar nga Arben Parmeza dhe kolegja e tij, Paula Jaku në këtë ndeshje janë Rosela Vasa, Matilda Tanushi, Anela Vishkulli,  Bjeshka Kuraj, Ana Kola(2), Madalena Rrotaj. Ndërkohë, për skuadrën mysafire Atletik të drejtuar nga trajneri Elis Legata, golin e vetëm e shënoi Iris Armoku në minutën e fundit të krejt takimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img