Saturday, September 21, 2024

Fitorja me Hungarinë, presidenti Duka: Krenar për këtë skuadër, të martën ndaj Polonisë 22 mijë zemra kuqezi në “Air Albania” në mbështetje të kombëtares kuqezi

Lexo

I entuziasmuar nga fitorja e arritur në transfertë mbrëmjen e së shtunës në “Puskas Arena” të Budapestit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka përcjell një mesazh krenarie për kombëtaren kuqezi si dhe ftesë ndaj tifozëve kuqezi për të mbushur stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e së martës në mbështetje të kombëtares për një fitore tjetër ndaj Polonisë.

“Krenar për këtë skuadër, krenar për këta djem. Ne sot treguam, ashtu si dhe më parë, që mund të bëjmë të lumtur me miliona shqiptarë kudo nëpër botë. Ne luftojmë për ëndrrat, ne besojmë çdo sekondë te objektivat tonë, ne do i bëjmë ato realitet sepse ne e jetojmë dhe e duam këtë sport. Të gjithë bashkë, me qetësi, me shumë besim, ne duhet të zbresim në fushën e lojës ndaj Polonisë të martën për të vazhduar rrugën tonë drejt suksesit. Me përulje, me punë, me djersë, ashtu siç dimë të luftojmë vetëm ne. E marta na avantazhon, 22 mijë zemra kuqezi në stadium dhe 10 milon shqiptar nga ekrani televizorit do na nxisim më shumë për ta prekur dhe bërë realitet UTOPIKEN!”, shkruan presidenti Armand Duka në rrjetin social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img