Sunday, November 24, 2024

Hungari-Shqipëri 0-1, Reja: Duhet të shënonim në pjesën e parë, prisja më shumë nga skuadra!

Lexo

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edi Reja, pavarësisht fitores, nuk është i kënaqur plotësisht me lojën

“Duhet të shënonim që në pjesën e parë, teknikisht nuk ishim aq të zotë, prisja më shumë”. Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja, pavarësisht kënaqësisë që i ka dhuruar fitorja 1-0  në “Pushkash Arena”, gjen kohën për të “përkëdhelur” të besuarit e tij me kritika. Në një lidhje direkte pas ndeshjes me emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH, Reja u shpreh: “U munduam të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e parë, prisja më shumë, por dihet që është e vështirë përballë skuadrave të tilla, të forta fizikisht”.

“Në pjesën e dytë ishim më mirë, kishte rast, kishte dhe kundërsulm. Nuk është e lehtë të fitosh këtu, jemi të lumtur. Jemi aty ku duhet, do provojmë mundësitë tona dhe të shikojmë nëse mund të arrijmë ëndrrën tonë”.

“Formacioni? Jam i kënaqur nga të gjithë, llogaritë bëhen në bazë të kundërshtarit. Doja lojtarë që bëjnë presing. Cikalleshi bën presing, edhe Uzuni. Kishim disa mundësi ku morëm topin dhe kundërsulmuam. Ekipi ka ndryshuar mentalitet, tani jemi më ofensiv. Kishim tre raste për gol, duhet të konkretizonim më parë, që të mos vuanim në fund “.

“Kjo skuadër tani beson se mund të qëndrojë në këto nivele, por nuk duhet të fluturojmë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të punojmë, të sakrifikojmë, me grupin ecet përpara. Me Poloninë dhe Anglinë do të jetë e vështirë, por e njëjta gjë edhe për ta, sepse jemi një skuadër me konkretizim në lojën që bëjmë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img