Saturday, September 21, 2024

Shqipëri-Poloni 0 me 1. Kuqezinjtë e meritonin një barazim, por gabimi në prapavijë i ndëshkon. “Autogol” edhe i tifozëve, shishet në fushë, ulin imazhin e “Air Albania”, por priten edhe ndëshkime

Lexo

0 me 1 në favor të kombëtares polake ka përfunduar sfida në mes kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë, zhvilluar mbrëmjen e së martës në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund fitues del skuadra mysafire e Polonisë.

Realisht, me atë çfar dha në fushën e lojës, Shqipëria e meritonte një barazim. Madje, përpara ndeshjes, por edhe gjatë pjesës së lojës deri sa pësoi golin, kuqezinjtë tanë po e kërkonin me insistim golin e avantazhit, sidomos me dyshen sulmuese, Manaj-Uzuni të mbështetur edhe nga Roshi. Ndërkohë, edhe në kampin mik të Polonisë punohet shumë për të shënuar golin e avantazhit. Përqëndrimi i lojës për polakët është i tëri tek Levandovski, por shtatlarti Marash Kumbulla i kishte marrë masat për ta mbuluar në mënyrën më të mirë. Dhe, për këtë, Kumbulla, por edhe kolegët e tij të prapavijës, meritojnë fjalët më të mira.

Kur pritej që në pjesën e dytë Shqipëria të shkonte tej goli, ndodhë e kundërta. Një gabim i mbrojtësve tanë, i jep mundësi polakëve të gjejnë rrugën e rrjetës. Kjo ndodhë në minutën e 77-të, kur pas një harkimi nga e djathta, Sëiderski, përfiton nga mos ndërhyrja në kohë e mbrojtësve tanë, por edhe nga një vendosje jo e mirë e portjerit Berisha, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij.

Goli i pësuar është e keqja më e vogël, sepse ky moment shoqërohet me një incident të pakëndshëm i një grupi tifozësh të vendosur pas portës së Berishës, të cilët, në një farë mënyre, të provokuar edhe nga vetë autori i golit polak, hedhin në fushë një tufë me shishe uji. Veprim ky, që duke qënë i dyti, pasi më heret gjyqtari i kishte tërhequr vemendjen për një ngacmin të sulmuesit polak gjatë ekzekutimit të goditjes këndore, ndërpret ndeshjen për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas 15 minutash pauze, negociatat mes vëzhguesit të ndeshjes, trupës gjykuese të ndeshjes, dhe stafeve përkatëse teknike të të dyja skuadrave, takimi rifillon, por me një kusht, që nëse në fushë do të konstatohet edhe vetëm një shishe tjetër e hedhur nga tifozët, atëherë ndeshja do të ndërpritet.

Minutat e mbetura, ndonëse të pakta, këkohen të shfrytëzohen nga tanët për të gjetur golin e barazimit. Dy shpërthime të Armando Brojës i hedhur në fushë në pjesën e dytë i japin shkëndijë lojës, por edhe entuziasmojnë tifozërinë, e cila me të drejtë e kërkonte Brojën në fushë nga minuta e parë.

Përfundimisht, edhe me 4 minutat shtesë, rezultati nuk ndryshon duke mbetur në fuqi goli i minutës së 77-të shënuar nga Sëiderski që siglon fitoren e kombëtares polake me rezultatin 0 me 1. Një humbje kjo që komprementon seriozisht mundësinë e kapjes së vendit të dytë në grup, aq më tepër kur edhe Hungaria ka barazuar me Anglinë. Aktualisht, jemi të tretët në grup me 15 pikë, ndërsa Polonia në vendin e dytë me 17 pikë

Por, përpos rezultatit aspak të mirë të regjistruar në këtë ndeshje, një problem jo i vogël është tifozëria. Aq sa është pozitive, gjë që e tregoi në mbushjen e të gjithë kapacitetit të stadiumit “Air Albania” duke e mbështetur fuqishëm skuadrën e tyre të zemrës gjatë të gjithë ndeshgjes, në krahun tjetër, me incidentin e hedhjes së shisheve në drejtim të futbollistëve polak, pritet ta ndëshkojnë stadiumin dhe kombëtaren tonë përmes një dënimi me gjobë financiare, apo me masa shtrënguese të zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img