Monday, November 25, 2024

Shqipëri-Poloni 0:1, flasin pas ndeshjes trajnerët, Reja dhe Souza

Lexo

Pas ndeshjes, Shqipëri-Poloni, ndeshje e luajtur mbrëmjen e së martës në “Air Albania” në kuadrin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2020”, flasin dy trajnerët kundërshtarë, Eduardo Reja i Shqipërisë dhe Paulo Souza i Polonisë.

Eduardo Reja(Trajner i Shqipërisë)

“Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm.

Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kish besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen.

Arbitri? Më vjen keq sidomos në pjesën e parë që kishte faulle, ne bëmë të parin me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë sidomos, Provova me Çokajn por ndeshja ishte kompromentuar, sipas meje po të mos bëhej ai gabim. Edhe Bare humbi topin e Lenjani që gaboi, kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte.

Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh. Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”, tha tekniku i kuqezinjëve, Reja

Paulo Souza(Trajner i Polonisë)

“Kjo është si ndeshja me Anglinë, ndër ndeshjet e rëndësishme pasi është thelbësore për renditjen në grup. Duhej të fitonim pikë dhe të fitonim. Ishte një ndeshje e vështirë, tifozët i shtynë lojtarët që të përpiqeshin shumë, Fusha është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Varshavë dhe duhej të përshtateshim. U desh të luftonim shumë dhe të qëndronim të përqendruar. Ekipi bëri një performancë të mirë.

Në morëm vendime të mira taktikisht. E dinim se kur Shqipëria luan në shtëpi, ata ndryshojnë mesin e fushës, luajnë me tre mesfushorë dhe tre sulmues. Ishim të përgatitur, mbrojtja jonë vazhdon të përmirësohet. E dinim që do të kishte shumë duele dhe të gjithë mbrojtësit duhej të qëndronin të fokusuar.

Gjyqtari? Mendoj se gjyqtari ishte shumë i mirë. Nuk ishte e lehtë të drejtohej kjo ndeshje se ambienti ishte i vështirë. Dihet që Ishte e ditur që e gjithë skuadra e arbitrave ishte thelbësore për të bërë mirë këtë punë. Kjo i ndihmon lojtarët që të jenë të përqendruar te rezultati”, u shpreh trajneri i kombëtares polake, Paulo Sousa, menjëherë pas ndeshejs, Shqipëri-Poloni, e fituar nga polakët me rezultatin minimal, 0 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img