Sunday, November 24, 2024

Volejboll meshkuj, Vllaznia-Erzenin 1-3. Kuqeblutë kanë ende punë për stabilizimin e formacionit, ndikuan edhe mungesat

Lexo

Vllaznia-Erzeni 1-3 (14-25, 23-25, 25-22, 14-25)

E shtunë, 22 tetor 2021, ora 16.00, pallati i sportit, “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Rrashketa, Çekini, Qafarena, Taflaj, Talani, Lleshi Tr: A.Kalaja

U aktivizuan: Lloshi, Curraj, Jula, Dibra, Taflaj, Çekini

Erzeni: Dashu, Çullhaj, Sabliqi, Kula, Nazifi, Hoxha Tr: P.Uruçi

U aktivizuan: Deliallisi, Keçi

Gjyqtarë: E.Zenullari, E.Zguri

Vllaznia në volejboll për meshkuj luajti mbrëmjen e së shtunës ndeshjen e javës së katërt të Superligës së volejbollit shqiptar duke pasur përballë Erzenin e Shijakut. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja janë mundur me rezultatin 1 me 3. Një humbje, e cila tregon se në radhët e skuadrës shkodrane ka ende punë për të bërë. Ndërkohë, krahas të tjerave, në këtë ndeshje ndikuan negativisht edhe disa mungesa, por problem vazhdon të mbetet edhe formimi i shoqatës së volejbollit meshkuj, moszyrtarizimi i së cilës, ka krijua rprobleme jo të vogla në aspektin financiar.

Ndeshja e luajtur në pallatin e  sportit “Qazim Dervishi” ka filluar mirë për kuqeblutë, të cilët shënuan edhe pikën e parë, por më pas frenat e lojës u morën mga skuadra mike, e cila arriti të fitojë setin e parë pa shumë rezistencë me shifrat 14-25. Krejt ndryshe janë dy setet në vazhdim, ku falë rivalitetit në fushën e lojës, takimi mori nuanca pozitive duke mos munguar edhe duartrokitjet e spektatorëve. Megjithatë, janë përsëri miqtë që e fitojnë edhe këtë setë, por me shumë vështirësi në pikët e ngushta, 23-25.

Atë që nuk e arrin në setin e dytë, Vllaznia e bën tek i treti, të cilin e fiton me shifrat 25-22. Me këtë rritje të lojës së lojës në dy setet e fundit, të krijohet përshtypja se Vllaznia do të marrë edhe setin e katërt për ta çuar takimin me set final. Por, nuk ndodhë ashtu, sepse shijakasit dominojnë tërësisht në setin e katërt, të cilin e fitojë me superioritet pikësh, 14-25 duke e fituar të gjithë ndeshjen me sete, 1 me 3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img