Ndërprerja e kampionatit, Vllaznia, përgatitje intensive për Partizanin. Të shtunën, miqësore me Besëlidhjen në “Reshit Rusi”, ora 13:30

Ndërprerja e kampionatit të Superiores po shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga kuqeblutë e Vllaznisë. Nën drejtimin e trajnerit hungarez, Csaba Laszlo, kjo periudhë është shoqëruar me ngarkesa të larta duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë.

Periudhë kjo që po i  shërben stafit teknik për stabilizimin e formacionit, kryesisht në repartin e prapavijës, ku edhe vemendja ka qënë më e madhe.

Pas konsumimit të ditëve stërvitore në kompleksin sportiv “Hasaj” të Golemit, fundjava vjen me një miqësore të programuar për t’u luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës prej orës 13:30.

Përballë do të jetë Besëlidhja e Lezhës, skuadra e kategorisë së parë, e cila falë kontigjentit të futbollistëv e cilësorë që ka në dispozicion, objektivat e saj janë për t’u ngjitur në kategorinë Superiore.

Rikthehet kështu derbi verior që i ka munguar futbollit shqiptar, ku vite më parë ka dhuruar emocione të shumta. Edhe pse miqësore, sfida e së shtunës po pritet me interes nga tifozëria e të dy kampeve përkatëse.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe