Superiorja e futbollit shqiptar vjen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, ku sipas grafikut të sektorit të garave pranë FSHF-së, pesë çiftet përkatëse janë ndarë në tre ditë.
Dinamo-Kukësi, është çifti i parë që hap serinë e kësaj jave me ndeshjen që do luhet të premten në “Air Albania” duke filluar nga ora 19-45. Një sfidë kjo që vë përballë dy skuadra që vijnë pas fitoireve të javës së gjashtë, blutë dinamovitë në transfertën korçare 0-1 dhe kukësianët 2 -0 ndaj Vllaznisë.
Gara e javës së shtatë vijon më pas me dy ndehsje të ditës së shtunë dhe dy të tjera të së dieles. Ndër to, padyshim që tërheq vemendjen klasikja Vllaznia-Tirana e programuar për t’u luajtur të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Kuqeblutë për të frenuar për t’u rikthyer tek fitorja, por edhe për të frenuar bardheblutë që janë shkëputur me pesë pikë plus nga Vllaznia. Ndërsa, miqtë nga Tirana, me entuziasmin e fitores së derbit, për të kërkuar vazhdimësinë me këtë ritëm.
Krahas duelit, Vllaznia-Tirana, e shtuna ka në program edhe përballjen Laçi-Skënderbeu, që do të luhet në orën 13.45. Ndërkohë, java e 7-të e Superiores, mbyllet të dielen me dy ndeshjet e tjera dhe të fundit të kësaj jave, Teuta-Kastrioti dhe Partizani-Egnatia, e para në 13.45 dhe e dyta në 16.45.
Kalendari i Javës së 7-të të Kategorisë Superiore”
E premte 29.10.2021
19:45 Dinamo – Kukësi
E shtunë 30.10.2021
13:45 Laçi – Skënderbeu
16:45 Vllaznia – Tirana
E diel 31.10.2021
13:45 Teuta – Kastrioti
16:45 Partizani – Egnatia