Friday, March 29, 2024

(Intervista) Lika, mesazh presidencës për tifozërinë. Ish kapiteni kuqeblu, kërkon një çmim të arsyeshëm të biletave për sfidën e fundjavës me Tiranën

Lexo

Java e 7-të e Kampionatit Kombëtar të Superligës ka rezervuar klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim i cili është programuar të luhet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 16.45. Skuadra kuqeblu ka nisur që prej së hënës përgatitjet intensive për këtë ndeshje, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Ish kapiteni kuqeblu, një futbollist që ka luajtur me të dyja këto skuadra shpreson se në këtë përballje tifozëria shkodrane të jetë sa më e madhe në numër, dhe për këtë ka edhe një mesazh për drejtuesit e klubit që të shikohet çmimi i biletës, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe në mbështetje të skuadrës kuqeblu.

“Është një ndeshje e veçantë, jo vetëm për mua por për çdo sportdashës në Shqipëri pasi është një klasike e futbollit. Shpresoj shumë që stadiumi të jetë i mbushur dhe më këtë rast i bëj thirrje drejtuesëve që çmimi në të gjitha tribunat të jetë modest që të jetë i përballueshëm dhe të shohim një stadium plot.”, thotë Lika, duke qënë i mendimit se një rishikim në zbutjen e çmimit të biletave do ta mbushte “Loro Boriçin” me një mbështetje massive ndaj skuadrës së zemrës.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas humbjes me Kukësin 2 me 0 në transfertë, ku mendoni se gabuan kuqeblutë?

“Besoj se trajneri dhe stafi i kanë analizuar gabimet e tyre të humbjes së Kukësit, sepse unë e kam shprehur që Vllaznia ka pasur disa luhatje që në javët më përpara. Shpresoj që në këtë klasike të jetë kthesa e duhur dhe t’i largojnë luhatjet.”, shprehet Lika.

Për sfidën me Tiranën, pritet të rikthehet Krymi që mungoi me Kukësin, por mungon kapiteni Gurishta, i skualifikuar me kartonë për këtë ndeshjes.

“Është ndjerë mungesa e Krymit në këtë ndeshje si pikë kyçe që ka në skuadër, njësoj do të jetë edhe me mungesën e kapitenit Gurishta, por gjithsesi mendoj që këtë vit ka një bollek lojtarësh dhe ato duhet të bëjnë maksimumin për të zevëndësuar mungesat.”, thotë Lika.

 Për nevoja të skuadrës, shpesh herë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, është aktivizuar Kruja që e ka bërë mirë detyrën e tij, por i gatshëm për atë rol është edhe Fangaj. Kush mendoni ju se mund të luaj në rolin e kapitenit?

Kjo është një pjesë që i takon stafit teknik. Është e vërtetë që Kruja e ka justifikuar shumë mirë pozicionin e krahut të djathtë në mbrojtje. Kushdo që të vendoset nga stafi në atë pozicion besoj se do ta justifikojë veten.

Mendoni se e shtuna dhe ora 16:45 është e përshtatshme për këtë ndeshje?

Nuk më pëlqen orari. Kjo është një ndeshje që me sesbën duhej të bëhej natën, por gjithsesi jam i bindur që e gjithë Shkodra me zi po e pret këtë ndeshje dhe do të jenë prezent.

Fitorja e derbit me Partizanin, mendoni se i jep Tiranës një epërsi më tepër në aspektin moral?

Në këtë moment ato janë shumë më mirë nga ana psikologjike, por kur janë ndeshje derbi nuk ka një favorit, pasi mobilizimi i lojtarëve është maksimal dhe ato e kuptojnë që kjo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe edhe për vazhdimësinë. Do jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe shumë e luftuar.

Lika nga përjetimi i derbit si lojtar, tani i përjeton si trajner?

Unë gjithmonë i kam përjetuar ndeshjet shumë keq kur i kam shikuar nga tribuna sepse kam shumë emocione. Tani mundohem ti shoh me një sy tjetër.

Prej disa muajsh po punoni si trajner në drejtimin e ekipit Superiore U-15 të Akademisë Basania, si e ndjeni veten?

Është një Akademi që ka një vit që është hapur dhe për një vit kanë bërë hapa shumë të mëdha duke kaluar U-15 në kategorinë Superiore. Kanë një projekt shumë serioz me presidentin Ermir Shimaj. Është një projekt shumë i mirë për të gjithë rrethin e Bushatit por edhe për Shkodrën sepse kanë arritur të grumbullojnë shumë lojtarë nga Shkodra dhe po bëhet diçka shumë e bukur.

Bashkë me ju, keni në krah trajnerë të njohur si Safet Osja dhe Ersi Caku, ndërkohë që më herët ishte edhe Elvin Beqiri që më pas mori drejtimin e Tërbunit të Pukës.

Ky ka qenë një vlerësim nga ana e presidentit Ermir Shimaj duke mbledhur emra të njohur të futbollit shqiptar. Gjithashtu ne po mundohemi të japim maksimumin tonë që ti japim një shtysë projekteve të radhës që ka presidenti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img