Friday, November 22, 2024

Tjetër sukses i Vllaznisë në Taekwondo, kampionë kombëtarë për fëmijët dhe të rinjtë

Lexo

Taekwndistët shkodranë nuk dinë të ndalen. Pak ditë më parë fituan Kupën e Shqipërisë për të rinjë, dhe tashnë bënë pronë të tyren e trofeun e titullit kampion për vitin 2020. Në garat e zhvilluara ditën e diele në kryeqytet, Vllaznia e drejtuar nga kryetrajneri i pasionuar dhe shumë professional, Elion Puka u shpall kampion kombëtar në dy kategori moshash, në ato për fëmijë dhe të rinjë duke mbrojtur kështu titujt e fituar një vitë më parë.

“Kthehemi në Shkodren krenare me plot kupa duke fituar medalje në kategori të ndryshme. Zhvilluam ndeshje të shumta, ku të gjithë sportistët e dhuruan potencialin e tyre duke na ofruar spektakël, adrenalinë, emocione dhe shumë pasion me përformancat teknike dhe strategjike. U shpallëm kampionë me fëmijët të cilët na magjepsën me lojën e tyre sportive! U shpallëm kampion me të rinjtë, ata të cilët dijnë të mbajnë peshën e uniformës së tyre, të palodhur në perkushtimin e tyre, të disiplinuar në moralin e tyre, këta jane që mbajnë emrin e një qyteti të tërë duke ngrit lart flamurin e Vllaznisë në podiumet më të larta në rang kombëtar.”, shprehet për Veriu Sport menjëhrë pas kthimit në Shkodër, kryetrajneri kuqeblu, Elion Puka.

Më pas, duke vijuar të flasë për suksesin e arritur në aktivitetin e Kampionatit Kombëtar, mjeshtri i Taekwondosë shkodrane, Elion Puka, thotë:

“Të emocionon teksa të gjithë sportistët tanë e dëshmojnë qartë që ne jemi një ekip, ne jemi një grup, ne duam fitoren e shokut-shoqes në ekip para fitores tonë! Këto janë kampionat e vërtetë! Këto meritojnë përkrahje të madhe institucionale sepse ka nga element të cilët kanë premisa për të na nderuar në rang ndërkombëtar. Gjej rastin në këto momente ku përzihet gëzimi dhe e ardhmja, t’i bëj thirrje organeve kopetente sportive në bashkinë e Shkodres që t’i mbështesin sa më shumë këto të rinj për të ardhmen e ndritur që e kanë përpara. Nuk ka se si të mbyllet më bukur ky vit, në një mënyrë kaq të mrekullueshme. I falenderoj të gjithë sportistët për arritjet e tyre individuale që denjësisht përfaqësuan Akademine e Arteve Marciale Vllaznia. Faleminders trajnerave tonë të përkushtuar: Nikolin Perzefi, Neriman Puka, Nejla Uruçi, Greta Çinarja. Faleminders ju prindër të dashur për besimin që na dhuroni. Sfida te bukura sportive na presin perpara…! VLLAZNIA asht dashni qe t’rrëmben çdo ndjenjë të bukur!”

Rezultatet teknike të arritura nga sportistët shkodranë në këtë aktivitet

Kategoria të rinj (14-17 vjeç).

  1. Esad Malaj -59 kg vend i 4
  2. Hysen Kermeshna -51 kg vend i 3-të
  3. Eldis Muhja -51 kg vend i 3-të
  4. Abdyl Harifi -73 kg vend I 2-të
  5. Ermal Neziri -51 kg vend i 3-të
  6. Mirtan Hasaj -55 kg vend i 2-të
  7. Kevin Bekteshi -63 kg vend 3-të
  8. Ylber Luli -73 kg kampion
  9. Alsaed Shabaj -63 kg vend i 2-të
  10. Gersi Bardhi -59 kg vend i 2-të
  11. Neual Uruçi -68 kg vend i 4
  12. Olsi Bicaku -51 kg vend i 2-të
  13. Nejla Uruçi -63 kg kampione dhe gjithashtu sportistja më e mirë teknike për të rinjte.
  14. Enisa Shabaj -59 kg kampione
  15. Ajla Maho -55 kg Kampione

Kategoria para te rinj (12-14 vjeç).

  1. Aron Duka -37 kg vend i 3-të
  2. Muhamed Dyli -45 kg vend i 4
  3. Aristid Kraja -57 kg vend i 4
  4. Reimon Zekaj -45 kg vend 3-të
  5. Irsa Osmanagiq -59 kg kampione
  6. Anselma Xhaji -51 kg vend i 3-të
  7. Isra Meta -41 kg vend i 2-të

Kategoria Femije A (10-12 vjeç).

  1. Klejvis Kruja -44 kg kampion
  2. Ahmed Alushi +48 kg vend i 4
  3. Albion Lagja -36 kg vend i 4
  4. David Mitku -29 kg vend i 3-të
  5. Amer Faslia -36 kg vend i 3-të
  6. Revne Deda -36 kg vend i 4
  7. Rejsi Meaj -33 kg kampion
  8. Edrit Çoka -40 kg vend i 2-të
  9. Roalb Bushati -31 kg Kampion.
  10. Gjulja Xhaji -36 kg vend i 3-të

Kategoria Femije B (8-10 vjeç).

  1. Seldi Bardhi -40 kg vend i 2-të
  2. Alessandro Hoti +40 kg vend i 2-të
  3. Noel Camaj -29 kg kampion
  4. Ergi Muçubegu -31 kg vend i 3-të
  5. Brion Lekaj -23 kg kampion
  6. Esmer Kakini +40 kg vend i 4
  7. Alban Quka +40 kg vend i 4
  8. Drini Shehu -33 kg kampion
  9. Rajan Fani -36 kg vend i 2-të
  10. Franko Suka -33 kg vend i 3-të

45.Bertan Celiku -29 kg vend i 3-të

  1. Amla Demushi -33 kg kampione
  2. Anasuz Bushati -31 kg kampione
  3. Klevis Mecaj -21 kg kampion
  4. Rean Beci -31 kg kampion
  5. Albion Murrizi -21 kg vend i 2-të
  6. Omer Bilani -25 kg kampion.

Ndërkohë, në konkurimin e kategorisë së të rriturve, Vllaznia si ekip u rendit në vend të 3-të, ndërkohë që si individë fitoi 17 vende të para, 10 vende të 2-ta, 14 vende të 3-ta, 10 vende të 4-ta

Kategoria te rritur (18-35 vjeç).

  1. Nikolin Perzefi -68 kg kampion
  2. Denis Gurzaku -58 kg vend i 3-të

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img