Erë ndryshimi në kampionatin italian. Pas sezoneve në qendër të diskutimeve dhe polemikave, VAR-i është zhdukur papritur. Në 30 ndeshje të sezonit të ri asnjë thirrje dhe asnjë penallti nga teknologjia

Vetëm ‘check’ në heshtje gjatë këtyre tri javëve të para të Seria A. Orsato i ka dhënë një drejtim tjetër gjykimit në Serie A.

Erë ndryshimi në kampionatin italian. Pas sezoneve në qendër të diskutimeve dhe polemikave, VAR-i është zhdukur papritur. Rastësi? Sigurisht që jo. Ndryshimi vje nga Daniele Orsato, dizenjatori i ri i arbitrave për Serie A dhe Serie B. Ai është iniciator i këtij ndryshimi, që në gjykimin e shumë njerëzve, po i sjell dobi futbollit italian. VAR-i është zhdukur dhe duket se askujt nuk i mungon.

Futbolli i këtyre tri javëve të para duket vërtet ndryshe. Metoda europiane: më pak kontakte të vërshëllyera dhe më pak kohë e humbur për protesta, dëmtime të ‘programuara’, apo kontrolle të pambarimta në monitor, në kërkim të kontaktit. E gjitha kjo e nisur nga fakti se kontakti nuk duhet të jetë më sinonimi i faullit.

Vazhdon loja dhe vrapohet me shumë. Numrat i japin të drejtë atij që ka pasur këtë mendim: 0 thirrje në VAR dhe 0 penallti të akorduara nga teknologjia deri tani. Vetëm kontrolle në heshtje dhe më shumë vendime nga fusha, reale, që shoqërojnë dinamikën e një sporti kontakti.

Qëllimi, siç ka shpjeguar vetë Orsato, është që arbitri duhet të jetë sërish një figurë qendrore, kurajoze edhe e pavarur në vendime, por edhe i ndërgjegjshëm se mund të bazohet te teknologjia në rast të një gabimi të qartë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe