Notarët e Vllaznisë të drejtuar nga kryetrajneri Kolë Shiroka vazhdojnë të arrijnë rezultare pozitive në garat kombëtare.
I tillë ishte edhe suksesi i regjistruar në Maratonën e Notit 2026 – Kupa “Idriz Muço” e zhvilluar ne Sarande me pjesëmarrjen e mbi 60 notarëve nga Shqipëria, Kosova si dhe nga diaspora, aktivitet ky që i kushtohet ish notarit Idriz Muço, 60 herë kampion dhe rekordmen, një figurë e spikatur e sportit të notit, kujtimi dhe kontributi i të cilit vijon të frymëzojnë dashurinë e brezit të sotëm të notarëve për këtë disiplinë sportive.
Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, spikatjen më të madhe e bëri notarja e talentuar e Vllaznisë Viki Tafrruku, e cila u shpall Kampione Absolute e Maratones me distancë një mijë metra për kategorinë e të rinj-të rritur për kategorinë e femrave. Për meshkuj në këtë kategori të moshës së rritur, vendin e parë e meritoi notari durrsak Ediliano Huna i Teutës.
Një rezultat shumë të mirë arriti edhe notari shkodran, Skerdi Kroni, i cili në kagorinë e meshkujve të një moshë më të vogël të ditëlindjes 2012 u rendit në vendin e dyte, ndërkohë që po për këtë kategori, notari tjetër i Vllaznisë Joel Golemi u rendit në vend te trete.
Në garat e tjera, atë të kategorisë së moshës 14 vjeç të distancës 400 metra për femra fituese është shpallur Evie Asllanaj e ekipit Stela, ndërsa po në të njëjtën kategori, për meshkuj fitues i vendit të parë është shpallur Drini Karanaxha i ekipit Stela.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe konkurimet për notarët veteranë, ku fitues u shpallën Jolldës Kito e Kosovës për femra dhe Hektor Sinanaj i Vlorës.
Me Maratonën e notit “Idriz Muço 2026”, sporti i Notit në Shqipëri mbylli zyrtarisht veprimtaritë verore në pishinat 50 m dhe në det të hapur. Tashmë të gjithë notarët e trajnerët e tyre përgatiten për garat dimërore, të cilat tradicionalisht zhvillohen në pishinën me distancë 25 m në Tiranë. Në kalendarin 2026 janë edhe Kupa Pavarësia, më 22 e 23 Nëntor, dhe Kupa “Klavio Meça” më 20 Dhjetor.
(Video) Pamje nga garat e Maratonës së Notit 2026 – “Idriz Muço” e zhvilluar ne Sarande.
Gaspër MARKU


