Sunday, September 22, 2024

(Video) Triplete e Vllaznisë në volejboll për femra.Tre ekipet kuqeblu, U-18, U-20 dhe të rriturat fitojnë në transferte, ndaj Tiranës, Teutës dhe Lushnjes

Lexo

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra ka qënë e tëra për Vllazninë. Ekipet kuqeblu, të cilët kanë luajtur në transfertë, kanë realizuar një tripletë fituese.

Të parat kanë qënë volejbollistet e kategorisë U-20 të drejtuara nga trajneri Ferdinand Bardeli, të cilat sfiduan Tiranën duke e mundur në transfertë me rezultatin 0-3. 17-25, 12-25, dhe 16-25, ishin pikët e regjistruara në këtë ndeshje e dominuar tërësisht nga Vllaznia U-20.(Vllaznia U-20 Formacioni: Mandisa Kuçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Edna Erkoçi, Paola Gjyshja, Rejna Hoxha, Sidora Baroti, Laura Ballçiti, Adma Mikopula, Gentiana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Adea Gruemira, Aliqe Gjergji. Trajner: Ferdinand Bardeli)

Më pas, po në transfertë, por këtë radhë në Durrës, ka luajtur edhe Vllaznia U-18, e cila e drejtuar nga trajneri Fatjet Axhagiç, fiton me të njëjtin rezultat, 0 me 3 ndaj ekipit vendas, Teuta. 25-27, 8-25 dhe 14-25 ishin rezultat e seteve në favor të Vllaznisë.(Vllaznia U-18 Formacioni: Adma Mikopula(Kapitene), Adela Vulaj, Gentjana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Aliçe Gjergji, Adea Grumira, Reina Hoxha, Paola Gjyshja, Melisa Lera, Dezi Kulla, Gledis Kulla, Alteja Malevija, Ariola Kuti. Trajner: Fatjet Axhagiç)

Ndërkohë, me fitore e ka mbyllur përballjen e saj të javës së katërt edhe ekipi i të rriturave. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, mundi në transfertë ekipin e Lushnjes me rezultatin 1me 3.Volejbollistet kuqeblu fituan dy setet e para 18-25 dhe 23-25. Më pas humbën setin e tretë, 25-19, por duke fituar setin e katërt 23-25, fitojnë të gjithë ndeshjen me sete 1 me 3. Fitore kjo që e mban këtë skuadër në vendin e dytë pas Skënderbeut të Korçës që kryeson kampionatin.(Vllaznia-Të rritura)-Formacioni:Libero Stela Kiri, Sara Hasku, Esmeralda Tuci, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Klodeta Zhivani, Edna Erkoçi, Iris Bardeli, Laura Ballçiti, Sidorela Baroti, Danjela Kodra, Paola Koçeku. Dorian Tafa

Tre fitoret në transfertë për ekipet e Vllaznisë janë një tregues shumë pozitiv për punën e mirë që po bëhet tek volejbolli i femrave. Të dhënat zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit, bëjnë të ditur se Vllaznia e volejbollit të femrave, është i vetmi klub në Shqipëri që përfaqësohet në Kampionatin Kombëtar me të gjitha ekipet e grupmoshave, përfshirë e dhe atë U-16 me trajnere Ankela Caren.

Funksionimi me sukses i ekipeve zinxhir, është një tregues shumë pozitiv për të ardhmen e volejbollit shkodran të femrave. Pasi në këtë mënyrë, me rritjen cilësore të këtij brezi të talentuar, për ekipin e parë nuk do të jetë e nevojshme që të bëhet fare merkato për marrjen e volejbollisteve nga skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar, apo edhe jashtë vendit, siç bëjnë rëndom skuadrat e tjera të volejbollit shqiptar duke i dhënë mundësi vajzave të talentuara shkodrane të përfaqësojnë ngjyrat kuqeblu të qytetit të tyre.

(Video) Pamje nga ndeshjet e Vllaznisë-volejboll femra, fitore për U-18, U-20 dhe të rriturat

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img