Friday, May 17, 2024

(Intervista) Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, kryendeshja e javës së tretë, Air Albania-MFC Panthers. Kapiteni i Panthers, Ergi Axhani, optimist për fitore

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili po zhvillohet në Rajonin e Shkodrës me pjesëmarrjen e 8 ekipeve ka lënë pas javën e dytë, dhe këtë fudjavë luan ndeshjet e javës së tretë. Ndonëse, Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit për Shkodrën, që është organizatore e këtij aktiviteti, akoma nuk e ka bërë publik kalendarin e kësaj jave, burime pranë këtij institucioni bëjnë të ditur për Veriu Sport, se njëri prej çifteve më interesant të kësaj jave do të jetë ai mes ekipit Air Albania që kryeson me 6 pikë dhe MFC Panthers në vend të dytë me 3 pikë. Dy ekipe këto, që në gjirin e tyre kanë emra shumë të njohur që më herët kanë luajtur me Vllazninë dhe në ekipe të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Në kampin e skuadrës Air Albania ka entuziasëm që ato do ta kalojnë me sukses këtë ndeshje dhe madje për të shkuar më, të fitojnë vendin e parë në përfundim të kampionatit.

Por, çfar mendojnë në kampin tjetër të ekipit, MFC Panthers? Për këtë bën fjalë intervista që Veriu Sport realizoi me kapitenin e kësaj skuadre, ish futbollin shkodran, Ergi Axhani.

Axhani, pas kryeqytetit, Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, ka mbërritur edhe Rajonin e Shkodrës. Ju përfaqësoheni me ekipin Panthers, madje jeni edhe kapiten i kësaj skuadre.

Po është një kampionat i organizuar nga FSHF, dhe pas thirrjes së bërë nga ky institucion, unë, me inisiativen e mirë për të mbledh shokët e sportit për lojën e bukur të futbollit organizova ekipin të cilin e emërova Panthers.

Cilat janë objektivat e skuadrës tuaj në këtë kampionat?

Normal, duke pasur parasysh që në përbërje të ekipit janë dhe emra të shquar të futbollit shkodran, këtu mund të permendi Albert Kaçi, Senad Mashi dhe tranjerin tonë Admir Teli, normal që kemi objektiva madhore siç është ai i fitimit të këtij kampionati.

E niset mirë duke fituar në javën e parë, por në javën e dytë patët një ndalese të rezultateve pozitive, çfare mund të na thoni për këtë luhatje?

Po, është e vertetë që e nisëm me një fitore bindëse javën e parë dhe në ndeshjen e dytë pësuam një humbje, që më vjen mirë që ndodhi në këtë fazë fillestare të kampionatit, sepse na bëri të reflektojmë, por më duhet të theksoj se ndikuan 4 mungesa dhe kalendari që kishim dy ndeshje në fushë kundërshtare.

 

Këtë javë, mbrëmjen e së shtunës, në Kompleksin Sportiv “Lici”, duke filluar nga ora 19.00, do të luhet derbi Air Albania-MFC Panthers. Një derbi që po trumpetohet kaq shumë në media si një ndeshje qe pritet të jetë e luftuar nga të dy ekipet. Si po përgatitet skuadra në këtë pragndeshje ndaj krysueses, Air Albania?

Pamvarësisht zhurmës mediatike për ne është një ndeshje rradhës, të cilen ne e vlerësojmë si të tillë. Kundërshtarët, kanë një ekip me emra, por ne kemi shpirtin e skuadrës dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img