Sunday, September 22, 2024

Basket Meshkuj- Liga UNIKE/Vllaznia-Tirana, klasikja e basketbollit shqiptar, të shtunën në “Q. Dervishi”, ora 19.00

Lexo

Liga Unike e basketbollit meshkuj, aktivitet mbarëkombëtar që bashkon në konkurim ekipet më të mira të dy kampionateve, Shqipërisë dhe Kosovës, luan këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së tretë. Xhiro kjo që risjell në vemendjen klasiken e basketbollit shqiptar, Vllazninë dhe Tiranën, dy skuadra që ndër vite i kanë dhënë tonin basketbollit shqiptar. Sfida në fjalë do të luhet mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkorës duke filluar nga ora 19.00.

Në dy javët e para të Ligës Unike, Vllaznia ka regjistruar humbje, fillimisht me ekipin kosovar Golden Eagle Ylli dhe më pas pas me Kamzën, skuadër e cila kryeson renditjen e Ligës Unike me dy fitore me pikë të barabarta Golden Ylli. Kuqeblutë e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri malazez Nikola Milatoviç, vijnë në këtë përballje të së shtunës pas një fitore shumë të rëndësishme të regjistruar një ditë më parë në ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Superligës shqiptare, teksa kanë mposhtur në kryeqytet Dinamon.

Sfida e luajtur për llogari të javës së katërt të Superligës është mbyllur me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 64-78. Një fitore kjo shumë e rëndëishme, e cila e pozicionon Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit për Superligën e Basketbollit të Meshkujve me pikë të barabarta me Tiranën dhe Teutën, ndërkohë që në vend të katërt renditet Kamza me 6 pikë për të vijuar me Dinamon dhe Partizanin, përkatësisht me 5 dhe 4 pikë.

Më së shumtmi, fitorja në transfertë e Vllaznisë me Dinamon, vlen për rikthimin e besimit në radhët e skuadrës kuqeblu, që për hirë të së vertetës, pas humbjes së javës së kaluar me Kamza Basket në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, krijoi jo pak tension në gjirin e skuadrës shkodrane. Që do të thotë se mbrëmjen e së shtunës, Vllaznia e drejtuar nga tekniku Milatoviç pritet të futet në fushën e lojës me një moral më të lartë duke pasur objektiv fitoren ndaj bardhebluve të Tiranës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img