Monday, November 25, 2024

Kuqeblutë nisin përgatitjet për Kupën, mesjavën e ardhshme, Vllaznia-Pogradeci në “Loro Boriçi. Lajm i mirë, rikuperimi i mbrojtësit Bulatoviç

Lexo

Dy ditë pushim kanë konsumuar kuqeblutë që pas ndeshjes së kampionatit luajtur në transfertën e Rrogozhinës ku barazuan 1 me 1. Një pushim ky i ardhur nga n dërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi me Anglinë dhe Andorrën, por edhe për t’i shërbyer një farë qetësie pas situatës konfuze të krijuar në kamin kuqeblu, jo vetëm të rezultateve, por edhe të harmonisë brenda grupit.

Ishte kjo arsyeja, që rifillimi i proçesit stervitor të shoqërohej me një interesim jo të vogël në opinionin sportiv shkodran, gjë që është parë me pjesëmarrjen e  një grupi të zgjeruar të tifozërisë kuqeblu në qëndrën stervitore të Golemit.

Situatën në fjalë e ka vlerësuar edhe presidenti Alban Xhaferi, i cili së bashku me ekipin e tij drejtues ka qënë prezent në seancën stervitore të pasditës së enjte. Prania e vetë numrit një të klubit të futbollit Vllaznia, ka pasur qëllim në vete për të parë konkretisht nga afër situatën në terren të skuadrës që ai financon, ndërkohë që më herët ka konsumuar takime kokë më kokë me secilin prej tyre.

Nga sa është parë, përgjithësisht proçesi stervitor i kësaj seance të parë që pas barazimit në kampionat me Egnatian ka shkuar mirë. Pozitive për stafin teknikë ka qënë prania e të gjithë kontigjentit kuqeblu, përfshirë këtu edhe mbrojtësin Bulatoviç, i cili për arsye dëmtimi ka munguar për shumë javë duke dhënë sinjale serioze për një rikthim të shpejtë në fushën e lojës.

Ndër të tjera, trajneri Brdariç ka nisur të mendojë për projektimin e formacionit të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadrin e turit të dytë të këtij kompeticioni, ndërkohë që ndeshja e parë në transfertë është fituar nga Vllaznia 0-2. Ndaj, nisur edhe nga avantazhi i ndeshjes së parë, në fushën e lojës për kuqeblutë pritet të ketë hapësira për lojtarët e stolit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img