Kategoria e Parë/ Përfundojnë ndeshjet e javës së 6-të, Pogradeci vijon kryesimin

Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë së Parë.

Kukësi fitoi 2-0 ndaj Besës, ndërsa Flamurtari mori një fitore të thellë 4-1 në transfertë ndaj Orikut. Iliria siguroi tri pikët përballë Burrelit, duke triumfuar me rezultatin 1-0, ndërsa Korabi dhe Bylis u ndanë në barazim pa gola.

Fitore të rëndësishme mori edhe Besëlidhja, që mposhti Kastriotin me rezultatin 4-1. Ndërkohë, përballja mes Pogradecit dhe Sopotit përfundoi në barazim 2-2.

Pas gjashtë javësh kampionat, Pogradeci vijon të kryesojë renditjen me 12 pikë. Në ndjekje janë Besa dhe Bylis me nga 10 pikë, ndërsa Flamurtari, Iliria dhe Kukësi kanë grumbulluar nga 9 pikë.

Kampionati i Kategorisë së Parë vijon me rivalitet në krye të renditjes, ku diferencat mes skuadrave mbeten të ngushta pas javës së gjashtë.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe