Sunday, September 22, 2024

Zhgënjen Kombëtarja kuq e zi, mundet thellësisht nga Anglia në transfertë 5-0

Lexo

 

Angli 5-0 Shqipëri

Shqipëria : Thomas Strakosha, Ardian Ismajli , Marash Kumbulla, Frederic Veseli , Elseid Hysaj (C), Keidi Bare, Klaus Gjasula, Lorenc Trashi , Myrto Uzuni , Sokol Cikalleshi , Nedim Bajrami. Trajner: Edoardo Reja

Realisht mendohej se do të ishte një ndeshje e vështirë, por ajo çfar ndodhi mbrëmjen e së premtes në Uembli, nuk parashikohej nga mjesidi sportiv shqiptar, dhe sidomos tifozëria kuq e zi që e ndoqi live ndeshjen, Angli-Shqipëri.  Kombëtarja shqiptare është mundur thellësisht me rezultatin 5 me 0 nga kombëtarja angleze, takim ky i vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Një humbje kjo që përsëritë 26 prillin e vitit  1989.

Vetëm 9 minuta lojë i janë dashur anglezëve për të gjetur golin e avantazhit me anë të Herri Meguajërin. Dhe, më pas, vijnë edhe golat e tjerë, njëri pas tjetrit. Në të 17-tën është kapiteni Herri Kejn që shënon të dytin e anglezëve, ndërkohë që në minutën e 28-të Henderson gjen golin e 3-të të vendasve.

Në skenë del përsëri kapiteni Kejn, që shënon golin e 4-t për skuadrën e tij, që është edhe i dyti i tij personal. Por, Kejn nuk mjaftohet me kaq, sepse kërkon edhe tjetër personal që e gjen në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë përmes një gjuajtje në kthesë e sipër në formë rrofeshate.

5-0 mbyllet pjesa e parë, dhe gjithçka duket e mbyllur për Shqipërinë, e cila në të dytën kërkon të reagojë, por e ka të vështirë përballë një Anglie solide. Të paktën nuk pëson më në portën e saj duke evituar një humbje për tu futur në histori.

Nga ana tjetër, tekniku vendas Gareth Sauthgejt kae luksin të tërheqë disa prej titullarëve të tij, për t’u dhënë minuta të vlefshme lojtarëve të stolit, të cilët mbajnë në fuqi avantazhin e pjesës së parë, 5 me 0. Një humbje kjo e thellë për Shqipërinë që e rëndon jo pak në aspektin psikologjik kampin kuq e zi, aq më tepër që ka problem edhe me dëmtimet e Bares dhe të Kumbullës, si dhe kartonët e shumtë të verdhë të rrë gjatë kësaj ndeshje që i krijojnë problem teknikut Reja në ndërtimin e formacionit për ndeshjet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img