Friday, May 3, 2024

Një ditë “jo” për kuqezinjtë, mundet edhe kombëtarja U-21 nga Sllovenia 3-0

Lexo

Shqipëria U-21 ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes ndeshjen e parë të muajit nëntor ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 0-3 në transfertën sllovene.

Bushi e nisi lojën me këtë formacion: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Çelhaka, Asllani, Ndrecka, Ismailgeci, Dobra, Muçi.

Që në minutat e para të lojës, kuqezinjtë humbën mundësinë të kalonin në avantazh me Muçin, i cili nuk arriti të realizojë një 11-metërsh të fituar nga Shqipëria.

Pas kësaj mundësie, sllovenët përfituan dhe arritën të kalojnë në epërsi me Bosil në minutën e 7-të ndërsa pak më vonë, Matko shënon edhe golin e dytë. Trajneri Bushi vendosi të bë dy zëvendësime në këtë fraksion të parë, me Ismajlgecin që i lë vendin Karricës dhe Doda që futet në vend të Markut.

Në pjesën e dytë të lojës, kuqezinjtë kërkojnë të ngushtojnë rezultatin, me Dodën që për pak sa nuk realizon një gol shumë të bukur, teksa goditi shtyllën e kundërshtarëve.

Bushi bën edhe tre zëvendësime të tjera, me Qardakun, Çepelen dhe Rapajn që futen në fushë dhe nga loja dalin Dobra, Mitaj dhe Çelhaka.

Sllovenët shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 75-të me Bosil duke vulosur kështu rezultatin 0-3, me Shqipërinë që renditet kështu në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëve.

Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e radhës me Kosovën, sërish në transfertë më 16 nëntor

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img