Kualifikueset për Botërorin “Katar 2022” pritet të kenë një playoff, me gjysmëfinalen dhe finalen eventuale për tre vendet e fundit në zonën europiane. Nëse Italia do të përfundonte e dyta, fantazma e play-off-it të 4 viteve më parë do të rikthehej në fluturim, kur Suedia i mohoi pjesëmarrjen në Rusi 2018. Kombëtarja e Ibrës mund të rikthehet në rrugën e Italisë, si dhe Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Polonia e Leëandoëskit.
Në ngjarjen fatkeqe të play-off-it, formula tashmë është shumë e ndryshme nga ajo që i përjashtoi italianët nga faza finale në Rusi. Janë tre grupe me katër skuadra, të përbëra nga dhjetë nënkampionët e grupeve, plus dy më të mirat e Ligës së Kombeve midis atyre që nuk janë kualifikuar ose nuk janë tashmë në play-off. Secila kombëtare do të luajë gjysmëfinalen dhe finalen eventuale. Tre fituesit nga secili grup do të shkojnë direkt në Kupën e Botës.
Dymbëdhjetë skuadrat janë të ndara në gjashtë koka grupesh(nënkampionët më të mirë në grupe) dhe po aq që nuk janë (katër më të këqijat plus dy nga Liga e Kombeve). Shorti i 26 nëntorit në Zyrih do të përcaktojë përbërjen e tre grupeve të formuara nga dy koka grupesh (që padyshim nuk do të përplasen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale) dhe dy që nuk janë.
Ndeshjet janë një e vetme me çdo shtesë dhe penallti. Gjysmëfinalet do të luhen në shtëpinë e kokave të grupit, ndërsa vendi i finales do të përcaktohet me short.
Nisur nga situata e grupeve, për momentin, rreziqet për Italinë janë ato që të përballet me një kombëtare të kalibrit të Portugalisë dhe sidomos me ato të mëparshmet, Suedinë.
SITUATA AKTUALE
Skuadrat koka grupi: Portugalia, Zvicra, Suedia, Rusia, Polonia dhe Skocia.
Jo koka grupi: Turqia, Republika Çeke, Finlanda, Maqedonia e Veriut plus Uellsi dhe Austria nga Liga e Kombeve. Sfidat janë planifikuar për 24-25 mars (raundi i parë) dhe 28-29 mars (i dyti dhe vendimtari).
KOMBETARËT E KUALFIKUAR
Janë 9 skuadra që tashmë kanë marrë biletën për Kupën e Botës: Katari (si vend pritës), Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja dhe Serbia.