Sunday, November 24, 2024

Tjetër tripletë e volejbollit të femrave, Vllaznia lidër i kampionatit

Lexo

Vllaznia e volejbollit për femra vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive. Tre ekipet e saj që konkurojnë në kampionat, ai i të rriturave, U-20 dhe U-18, i kanë mbyllur edhe këtë javë që lamë pas ndeshjet e tyre me fitore.

Kategoria e rritur: Partizani-Vllaznia 2:3

Dhuratën e parë tifozërishë shkodrane ia dhanë volejbollistet e rritura, të cilat të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa, përmes një spektakli që prezantuan në përballjen me Partizanin, ekipin kampion në fuqi, dolën fitruese me rezultatin 2 me 3.

Kategoria U-20: Pagradeci-Vllaznia 0:3

Suksesin e skuadrës së rritur e vijon ajo e kategorisë U-20, e cila e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli sfidoi në transfertë ekipin e Pogradecit me rezultatin e thellë dhe të pastër 0 me 3. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga vajzat kuqeblu, për të cikën flasin qartë edhe pikët e seteve, ku përpos të dytit i cili kishte paksa rivalitet me ekipin vendas dhe që u mbyllë 23-25 për Vllazninë, dy të tjerët, i pari dhe i treti kanë një diference të ndjeshme në favor të Vllaznisë, 9-25 dhe 7-5. Në fitoren e skuadrës kuqblu, dhanë kontributin e tyre, të gjitha volejbollistet shkodrane: Mandisa Kuçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Edna Erkoçi, Paola Gjyshja, Laura Ballçiti, Adma Mikopula, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Adea Grumira.

Kategoria U-18: Vllaznia-Korabi 3:0

Fitorja tjetër e volejbollit shkodran që siglon tripletën e radhës për shoqatën e volejbollit Vllaznia të femrave, është ajo e skuadrës U-18. Vajzat kuqeblu të drejtura nga trajneri Fatjet Axhagiq, sfiduan bashkëmoshataret e tyre dibrane me rezultatin 3 me 0. Me volejbolliste të tilla në formacion: Adma Mikopula, Adela Vulaj, Gentjana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Aliçe Gjergji, Adea Grumira, Reina Hoxha, Paola Gjyshja, Angjela Kodheli, Dezi Kulla, Gledis Kulla, Alteja Malevija, Melisa Lera, Vllaznia U-18 ishte dominuese gjatë të gjithë ndeshjes. 25-13, fitoj setin e parë, 25-18 të dytin dhe 25-15, të tretin duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër me sete, 3 me 0.

Rezultatet në fjalë, ku të tre ekipet kuqeblu, Vllaznia e të rritura, Vllaznia U-20 dhe Vllaznia U-18 janë në krye të kampionateve të tyre, pasqyrojnë për punën mjaft të mirë që po bëhet në shoqatën e volejbollit Vllaznia për femra, e cila krahas këtyre ekipeve po organizohet për të konkuruar me sukses edhe në kampionatet e moshave të kategotive më të ulta, si U-16 dhe U-14.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img