Në pritje të orës 20.45 kur në “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, do të startojë sfida në mes Shqipërisë dhe Andorrës e vlefshme për Grupin I të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, dy trajnerët kundërshtarë, Eduardo Reja i Shqipërisë dhe Koldo Alvarez i Andorrës kanë dorëzuar formacionet, me të cilët do të luajnë nga minuta e parë.
Për skuadrën tonë përfaqësuese, në objektivin e së cilës është vetëm fitorja tre pikëshe me synim ruajtjen e vendit të tretë në klasifikim, nisur nga mungesat e shumta të titullarëve, tekniku Reja ka hedhur në fushë një formacion me emra të rinjë.
Kështu, shfaqet Roshi në të djathtë e Hysaj në të majtë, me Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Çekiçi dhe Laçi luajnë para Ramadanit. Ndërsa në sulm bie në sy se përveç Uzunit, është në fushë edhe Seferi nga minuta e parë, një lojtar i cili deri dy ditë më parë nuk ishte pjesë e grupit kuqezi dhe u thirr vetëm nga emergjenca e krijuar.
Kujtojmë që përballja, Shqipëri-Andorrë do të luhet me një stadium të zbrazur duke paguar kështu incidentet me tifozët kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Poloni ku si rezultat i hedhjes së sendeve në fushën e lojës, arbitri e ndërpreu përkohësisht takimin, madje duke paralamëruar seriozisht për ta mbyllur ndeshjen përpara kohe.
Formacionet zyrtare të skuadrave:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Trajner: Edi Reja
Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez