“Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, pas një fitore të mundimshme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.
Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrën, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.
Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qenë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro2024”., shkruan presidendi i FSHF-së, Armand Duka.
Një mesazh, që përpos vlerësimit për arritjen e rezultateve në eleminatoret e Botërorit 2022, dhe entuziasmit për shkuarjen në Europianin 2024, njëshi i Federatës Shqiptare të Futbollit lë të kuptohet për një vazhdim të bashkëpunimit me trajnerin Reja në krye të kombëtares.