Kombëtarja e Shqipërisë U-19 luan mesditën e sotme ndeshje e radhës, por edhe të fundit për grupin e 7-të të eliminatore “Euro 2022” U-19. Kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu vijnë në këtë përballje pas dy ndeshjeve të mëparshmed të luajtura me Francën ku u mund 4-0 dhe ndaj Serbisë, e mbyllur në barazim 2 me 2.
Bazuart në rezultatet brenda grupit, për të kapur vendin e dytë i duhet patjetër fitorja ndaj Maqedonisë së Veriut, por ndërkohë kalkulimet bëjnë të ditur se sfida tjetër, Francë-Serbi duhet të mbyllet me fitoren e francezëve.
Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, në formacionin e Cungut do të luajnë si titullarë disa futbollistë cilësorë të Akademisë Vllaznia. Për t’u theksuar është se në formacionin e Maqedonisë së Veriut spikasin 5 futbollistë shqiptarë që do të luajnë nga minuta e parë sot ndaj kombëtares së Shqipërisë.
Në pritje të ndeshja, Shqipëri-Maqedonia e Veriut, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 14.00, trajneri I kuqezinjëve Armando Cungu dhe homologu i tij, Dashmir Beari, kanë dorëzuar protokollin me formacionet përkatëse.