Sunday, November 24, 2024

(Video) Superliga e Volejbollit për femra. Trajneri Tafa dhe liberoja Kiri, flasin në prag ndeshjen, Vllaznia-Tirana

Lexo

Vllaznia-Tirana, është ndeshja më e rëndësishme e Superligës së volejbollit për femra. Sfida në fjalë, e vlefshme për javën e shtatë, do të luhet pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16.00. Në prag të këtij dueli ku luftohet për vendin e dytë, kanë folur në konferencën e shtypit organizuar nga Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra, trajneri Dorian Tafa dhe volejbollistj e pozicionit libero, Stela Kiri.

Gjatë prononcimit të tij të tij, trajneri Tafa foli edhe për përzgjedhjen që Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë për skuadrën shkodrane për të marrë pjesë në finalet e Kupës Pavarësia, aktivitet ky tradicional që zhvillohet çdo vitë në Kosovë për festat e Nëntorit.

Ndërkohë, volejbollistja titullare e Vllaznisë, Stela Kiri që luan në pozicionin libero, shprehet entuziaste për një përfaqësim sa më të mirë në përballjen me Tiranën duke pasur në objektiv vetem fitoren.

Ndër të tjera, pasuesja Kiri, vlerëson edhe mbështetjen e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra duke e falenderuar presidentin Forian Zekja për kushtet mjaft mira që i ka krijuar skuadrës kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img