Superliga e futbollit shqiptar për femra luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së tetë. Një javë kjo me bollëk golash, plot 33 të realizuar në portat kondërshtare. Ndër to, më tepër se gjysma, 23 të tillë janë shënuar në Shkodër ku janë luajtur dy ndeshje, tre ndeshje Vllaznia-Kinostudio, Murlani-Teuta, dhe Atletik-Apolonia.
Në sfidën e parë, atë mes Vllaznisë dhe Kinostudios, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka tundur plot 10-të herë portën tiranase të Kinostudios, skuadër kjo që gjatë viteve të fundit ka qënë në rolin e një pretendente për trofe.
Ndërkohë, në çiftin tjetër, Murlani-Teuta, skuadra murlanase e drejtuar nga trajneri Arben Parmeza ka fituar me rezultatin 5-0. Skuadra tjetër shkodrane që luan në Superligën e futbollit të femrave, Atletik i drejtuar nga trajneri Elis Legata ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi duke u mundur 0-8 nga Apolonia e Fierit.
E veçantë ka qënë kjo javë për ekipin e Tiranës AS, e cila ka arritur fitoren e parë në kampionat, teksa ka fituar ndaj ekipit të Lushnjes me rezultatin 4-1. Ndërkohë, skuadra tjetër me emrin Tirana, ka fituar në transfertën e Korçës me rezultatin 0-5.
Pas mbylljes së javës së gjashtë, Apolonia kryeson renditjen me 16 pikë, një pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë që ka 15 pikë. Në vendin e tretë vjen Vllaznia me 13 pikë.
Rezultatet e javës së gjashtë
Atletik Club 0-8 Apolonia
KF Murlani 5-0 KF Teuta
KF Skënderbeu 0-5 Tirana
Vllaznia 10-0 Kinostudio
Tirana AS 4-1 Lushnja