Thursday, April 25, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë-Java e 8-të/Kryendeshja Veleçiku-Gramshi, barazim 1-1, fiton Murlani, humb Ada

Lexo

Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar, ndeshjen më të rëndësishme të javës së tetë e kishte në kryeqëndrën e Malësisë së Madhe. Atje, ku në fushën sportive të qytetit të Koplikut, ekipi vendas Veleçiku , i dyti në renditje, ka pritur Gramshin kryesue të grupit A. Një ndeshje e cila kishte në vetvete luftën për vendin e parë.

Nën peshën e emocioneve që mbarte në vetevete kjo sfidë, janë miqtë që përfitojnë duke shënuar të parët në minutën e 30-të. Pas pësimit të golit, skuadra e Veleçikut e drejtuar nga trajneri Haris Lika hidhet e tëra në sulm duke regjistruar raste të shumtë shënimi, por pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve nga Gramshi. 45 minutat e dyta pr vendasit, fillojnë aty ku e mbyllen të parën, duke vijuar sulmet në portën kundërshtare, dhe brenda pesë minutash del në dritë goli i barazimit me autor Denis Balajn.

Barazimi i jep më tepër moral Veleçikut, i cili vazhdon të këmbëngulë në kërkim të golit të avantazhit, por përballë ka një Gramsh që mbrohet me forca të shumta duke në kërkim të ruajtjes së rezultatit të barabartë, që për to vlerësohej i kënaqshëm. Koplikasit kanë disa mundësi për të shënuar e fitores, por sulmuesit vendas shpërdorojnë raste të pastra. Ndërkohë, sulmi me forca të dendura lë jo pak hapësira në prapavijë, duke rrezikuar për kundrasulmin mik, që në një rast të vetëm kërcënojnë portën koplikase.

Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të ndeshjes fikson rezultatin e barabartë 1 me 1. Rezultat që gëzon skuadrën gramshiote pasi vazhdon ta mbajë në vendin e parë të grupit A, ndërkohë, me volumin dhe rastet e shumta që paraqiti në këtë ndeshje, Veleçiku duhet thënë se humbi dy pikë, por që gjithësesi e mbajnë përsëri në vendin e dytë të renditjes.

Po për javën e tetë të kategorisë së dytë, grupi A, jë fitore të rëndësishme ka regjistruar Murlani, i cili mundi në shtëpi ekipin e Klosit me rezultatin 2 me 1, ndërkohë që Ada e Velipojës u mund në fushën e saj nga Oriku me rezultatin 0-3. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Luzi 2008 fitoi në transfertë me Shënkollin 1-3, Internacional Tirana, humbi në shtëpi me Bulqizën 1-2 dhe Iliria fitoi në fushën e saj me Elbasanin 2-1.

Kategoria e Dytë / Java e 8-të

FT: Shënkolli – Luzi 2008 1-3

FT: Internacional Tirana – Bulqiza 1-2

FT: Ada – Oriku 0-3

FT: Veleçiku – Gramshi 1-1

FT’ Murlani – Klosi 2-1

FT: Iliria – Elbasani 2-1

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img