Sunday, November 24, 2024

Dy përballje bjelloruse në Shqipëri. Sot, kuqezinjtë për Ligën e Kombeve dhe nesër, Vllaznia-Minsk(Bjellorusi) për Ligën e Kampioneve

Lexo

Ndërkohë që të gjithë po presin me shumë interes përballjen e sotme, Shqipëri-Bjellorusi për Ligën e Kombeve, takim ky shumë i rëndësishëm dhe përcaktues për fatin e kualifikimit të kombëtares kuqezi, një tjetër skuadër bjelloruse është mysafire nesër në Shqipëri. Bëhet fjalë për kampionen e Bjellorusisë në futboll për femra, FC Minsk, e cila do të jetë mysafire në Shkodër për t’u ndeshur me kampionen e futbollit shqiptar të femrave, Vllaznia. Edhe kjo ndeshje, ashtu si edhe ajo e kombëtareve, ka tërhequr jo pak interesin e opinionit sportiv, brenda dhe jashtë vendit. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vjen në këtë sfidë të turit të dytë pasi eleminoi në turin e parë kampionen e Turqisë përmes gjuajtjeve të penalltive, ndërkohë që pas 120 minutave lojë rezultati ishte i barabartë në shifrat 3 me 3. Në prag të kësaj sfide që do të luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 14.00, trajneri kuqeblu, Nikolin Leka dhe kapitenia, Esmeralda Franja dolën në një konferencë shtypi me gazetarët e qytetit verior. Ndonëse e pranojnë se kundërshtari i turit të dytë, Minsk është më i fortë se ai i turit të parë, ato shprehen optimist për kualifikim të skuadrës kuqeblu. Vllaznia ka mbyllur sot seancat stervitore anti-Minsk dhe ajo që paraqet problem për stafin teknik ka të bëjë me gjendjen jo të mirë shëndetësore të dy titullareve me peshë të formacionit të parë, si Doçi dhe Mustafa, të cilat pësuan dëmtime në ndeshjen e së dieles së kaluar përballë Tiranës në kampionatin shqiptar. Stafi mjekësor po bën të gjitha përpjekjet që futbollistet në fjalë të jenë në dispozicion të teknikut Leka, por kjo duhet parë se si do të jetë gjendja e tyre deri në orët e mesditës së nesërme. Ndërkohë, një tjetër problem për Vllazninë kampione ka të bëjë me mungesen e tifozëve në shkallët e stadiumit, gjë që e vuajtën një gjë të tillë edhe në ndeshjen e turit të parë përballë kampiones së Turqisë, pasi, për hirë të së vertetes, në ballafaqimet europiane të vitit të kaluar numri i tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ka qënë shumë i madh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img