E nisur të premten me sfidën, Partizani-Teuta, e luajtur në “Elbasan Arena” që u mbyll me fitoren e të kuqve 2-1, java e dhjetë e kategorisë Abissnet Superiore vijon me dy përballjet e tjera, Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Laçi.
Për kuqeblutë, është akoma i fresktët takimi startues i javës së parë të kampionatit me atë fitore historike në tranfertën e Laçit, me rezultatin 3 me 5. Edhe pse gjatë rrugës ka pasur jo pak oshilacione, Vllaznia kërkon të rikthejë në vemendje sfidën e javës së parë, për ta mbyllur me sukses edhe këtë ballafaqim, që është i pari për fazën e dytë.
Në pritje të startit zyrtar të ndeshjes që është ora 19:45, ia vlen të theksohet se qytetin verior të Shkodrës e ka përfshirë një mot i përfshirë me reshje të dendura shiu, por edhe me ulje të temperaturave, çka edhe mund të rëndojë tapetin e gjelbërt të “Loro Boriçit” duke dhënë ndikimet e veta negative në cilësinë e lojës.
Në kampin kuqeblu, duke mos pasur asnjë mungesë të kontigjentit të skuadrës, trajneri Brdariç, ka përzgjedhur formacionin më të mirë, duke projektuar të hedhë në fushë nga minuta e parë: Zogoviç, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Mustedanagic, A. Hoxha, Latifi, Ara.
Nga ana tjetër, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa, të cilit i mungon një titullar shumë shumë i rëndësishëm si Lushnkja, ka të projektuar këtë formacion: Dajsinani, Ignatovic, Velkovski, Roganovic, Velija, Deliu, Shehu, Qato, Ziko, Guindo, Mazrekaj.
Takimin, Vllaznia-Laçi, do ta gjykojë Ardian Beqiraj Beqiraj i kolegjumit të Tiranës, ndërkohë që në sistemin VAR është tiranasi tjetër, Kridens Meta.