Saturday, November 23, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia, mendon për perspektiven. Trajneri Tafa, i kënaqur me brezin e ri që po rritet në gjirin e skuadrës

Lexo

Që Klubi i Volejbollit Vllaznia për femra ka prioritet punën me elementin e ri, e kemi thënë edhe më herët. Dhe, një gjë e tillë është parë qartë me formatimin e të gjithë ekipeve të grupmoshave, të cilët do të jenë në funksion të ekipit të parë.

Rritja e brezit të ri dhe furnizimi  i ekipit të parë me volejbollisteve cilësore nga ekipet zinxhir, synohet nga stafi kuqeblu që në një të ardhme jo shumë të largët, Vllaznia të luajë me një formacion  “prodhim Shkodre”.

Dhe, hapat e parë të kësaj formule, duket se filluan të shfaqen në ndeshjen e sotme, kur Vllaznia luajti përballë Mirditës në “Qazim Dervishi”, takim ky i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Adma Mikopuli, Danjela Kodra, Paola Koçeku, Laura Ballçiti, ishin volejbollistet e reja  shkodrane 15-16 vjeçare që trajneri Dorian Tafa hodhi në fushën e lojës në ndeshjen e Kupës përballë ekipit të Mirditës. Lojtare këto që patën besimin e trajnerit Tafa për të luajtur në pjesën më të madhe të kësaj ndeshje, duke u alternuar hera herës me një brez tjetër, edhe ato me moshë të re, por me më shumë vite përvojë në karrieren e tyre sportive, si Klodeta Zhivani, Lorela Picaku, Stela Kiri, Iris Bardeli, Sara Hasku, Mandisa Kuçi, Sara Beci.

“Ndeshjet e kupës na lejojnë që të aktivizojmë edhe vajzat e reja të cilat janë me perspektivë për të ardhmen. Jam i kënaqur me performancën e tyre, ato bënë një lojë të mirë, por mendoj që kanë akoma më shumë për të dhënë dhe shpresoj që në të ardhmen të punojnë fort.”, tha traneri kuqeblu, Dorian Tafa, pas fitores me mirditoret.

Ky është hapi i parë i guximshëm që stafi kuqeblu me në krye presidentin, Florian Zekja bën me promovimin e këtij brezi të talentuar, që edhe pse kanë moshën për të luajtur me U-16 dhe U-18, ato shfaqen krejtësisht të barabartë me kundërshtarin në fushën e lojës.
Në prononcimin e dhënë për mediat menjëherë pas ndeshjes me Mirditën, trajneri Tafa foli edhe për synimet në vazhdimësi të klubit kuqeblu. “Për sa i përket synimeve tona ne do të vazhdojmë të synojmë fitoren dhe të dhurojmë lojë të bukur. Shpresojmë gjithmonë për mirë, si në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe po ashtu edhe të kampionatit.”, tha trajneri Tafa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img