Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë të premte me ndeshjet e javës së 12-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, deri të dielën.
Dy takimet e para do të luhen të premten, më 20 nëntor. Në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian, në orën 16:00. Ndërkohë, në orën 18:30, në “Elbasan Arena”, do të luhet sfida AF Elbasani – Dinamo City.
Java do të vijojë të shtunën, më 21 nëntor, me dy takime të tjera. Teuta do të përballet me Laçin në orën 16:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 18:30, në “Air Albania”, do të luhet Partizani – Vllaznia.
Java e 12-të do të mbyllet të dielën, më 22 nëntor, me përballjen Vora – Tirana, që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, në orën 13:30.
Kalendari i javës së 12-të Abiisnet Superiore
Të premten
Skënderbeu – Egnatia, 20.11.2026, 16:00
AF Elbasani – Dinamo City, 20.11.2026, 18:30
Të shtunën
Teuta – KF Laçi, 21.11.2026, 16:00
Partizani – Vllaznia, 21.11.2026, 18:30
FK Vora – Tirana, 22.11.2026, 13:30


