Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Ardit Krymi: Fitojnë me Teutën, shumë shpejt jemi në krye

Lexo

Fitorja e javës së kaluar me Laçin ka krijuar një klimë jashtëzakonisht pozitive në kampin kuqeblu. Situatë kjo entuziaste që pritet të japë rezultatin e duhur në përballjen me Teutën duke pasur objektiv që mbrëmjen e së premtes, Vllaznia të kthehet në Shkodër me fitore. Optimizmin për të marrë tre pikëshin e radhës, në emër edhe të kolëgëve të tij e sjellë në prononcimin e tij edhe mesfushori shkatërrues, Ardit Krymi.

Krymi, fitorja ndaj kurbinasve, ka sjellë një klimë shumë pozitive në skuadër.

Mendoj që pas hapit fals të Tiranës në Korçë na u donte fitorja që të shkurtonim diferencën.

Po aq e rëndësishme është edhe sfida e radhës me Teutën?

Mendoj që sfida me Teutën ka rëndësinë e vet pasi edhe ajo është një rival për titullin kampion dhe do shkojmë të japim maksimumin.

Do të jetë pozitive për Vllazninë të shfrytëzojnë situatën e Teutës?

Normal që është pozitive për në por çdo ekip i kalon këto gjëra dhe detyra jonë është të japim maksimumin.

Çfarë ka ndryshuar tek Vllaznia e sivjetme?

E kam thënë dhe më para që me ndryshimet që janë bërë kanë dashur kohën e vet sepse janë ndërruar shumë lojtarë dhe kanë ardhur të rinj.

Vllaznia aktualisht është e treta dhe vetëm pesë pikë larg kreut. Kur do të jetë momenti që ta shohim në krye?

Jemi duke dhënë maksimumin dhe duke punuar të gjithë bashkë mendoj që shumë shpejt do jemi në krye.

Jeni i bindur për fitoren ndaj Teutës?

Në qoftësë japim maksimumin dhe duke ditur forcën që kemi mendoj se do fitojmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img