Tuesday, May 14, 2024

Kategoria e Parë-Java e 12-të/ Pukjanët frenojnë ballshiotët kryesues, Erzeni vetëm 3 pikë larg kreut

Lexo

Kategorisë e Parë e futbollit shqiptar luajti sot ndeshjet e javës së 12-të, ku padyshim që kryendeshja e kësaj jave ishte përballja në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës në mes Tërbunit vendas dhe Bylisit mysafir. Ballshiotët, kryesues të kampionatit që kërkojnë me doemos të garantojnë rikthimin në Supeiore kishin udhëtuar për fitore në transfertën e Pukës. Por, duket se llogaritë i kishin bërë gabim, sepse shkodrani i pankinës pukjane, Elvin Beqiri i kishte masat e duhura. Realisht, Tërbuni kërkonte fitoren tre pikëshe, por në fund, barazimi me kryesuesen Bylis përbën lajm pozitiv. Aq më tepër kur shijakasit e Erzenit të drejtuar nga Nevil Dede, me fitoren e sotme ndaj Lushnjes 4-1 e ngushtuan në tre pikë diferencën me ballshiotët kryesues.

Nga ana e tjetër dibranët e Korabit që edhe ato konsiderohen pretendentë për kualifikim në Superiore, me humbjen e pësuar sot në Fier me Apoloninë, distancohen më shumë nga kreu.

Fitore me vlerë morën edhe Tomori me Butrintin, të cilët sfiduan Besëlidhjen dhe Besen, me të njëjtin rezultat, 1-0. Fitore këto që i ngrejnë në renditje, sidomos beratasit që barazohen me pikë me pukjanët e vendit të katërt.

Rezultatet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë

Tërbuni Bylis 0-0

Erzeni-Lushnja 4-1

Apolonia-Korabi 3-2

Shkumbini-Pogradeci 1-1

Maliqi Turbina 1-1

Tomori-Besëlidhja 1-0

Butrinti-Besa 1-0

Butrinti-Besa 1-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img