Java e 7-të e kampionatit të futbollit të femrave, ka regjistruar një rezultat të thellë. Është Vllanzia, kampionia në fuqi e futbollit femëror në Shqipëri që ka shpartalluar Lushnjën në fushën e saj duke e mundur 0-14. Megi Doçi, kapitenia e kombëtares kuqezi, pas atij goli spektakël realizuar pak ditë më parë ndaj kombëtares së Kosovës në “Fadil Vokrri”, rikthehet në kampionatin shqiptar duke i shënuar plot 5 gola Lushnjes në transfertë. Golat e tjerë për Vllazninë në këtë ndeshje u shënuan nga Borci(3), Kodra(2), Levenaj(2), Gjini dhe Piranaj nga 1.
Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, aktivizoi nga minuta e parë: Raxhini, Vuksani, Zarka, Piranaj, Levanaj, Kodxra, Gjini, Gjergji, Franja, Doçi, Borci. Ndërkohë, në pjesën e dytë, për skuadrën kuqeblu u aktivizuan edhe Synaj, Vrucaj, Blinishta.
Ndërkaq, katër ndeshjet e tjera të kësaj jave u zhvilluan të shtunën, me tre sfida që u luajtën në Tiranë dhe një në Durrës. Kinostudio – Atletik Club ishte sfida hapëse e kësaj jave, me kryeqyetaset që morën një tre pikësh me vlerë, pasi fituan me shifrat 3-1. Cyme Lulaj kaloi fillimisht në avantazh Kinostudion, teksa në pjesën e dytë shënoi edhe Nëanze. Iris Armoku ngushtoi shifrat në minutën e 65-të, por tre minuta para fundit, Koxha do të shënonte edhe golin e tretë që vulosi rezultatin e kësaj ndeshjeje.
Partizani ka fituar me shifrat e thella 6-1 në sfidën kundër Skënderbeut. Begallo dhe Loci shënuan nga dy gola secila në këtë ndeshje të zhvilluar në Kamëz, teksa në këtë fitore të madhe realizuan edhe Koka dhe Selja. Golin e vetëm e të nderit për korçaret e shënoi Potomi.
Në ora 14:00 u zhvilluan edhe dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, me Tiranën që mundi Murlanin, ndërsa Teuta fitoi në Durrës në ndeshjen e zhvilluar ndaj Tirana AS.
Për bardheblutë, serinë e golave e hapi Coka, teksa në pjesën e parë shënoi edhe Kodra. Me nisjen e fraksionit të dytë, loja bëhet mjaft interesante, me shkodranet që arrijnë të barazojnë rezultatin në harkun kohor të 9 minutave. Megjithatë, dy minuta para mbylljes së kohës së rregullt, Metalla kalon sërish në epërsi Tiranën, duke shënuar golin e tretë, ndërsa Kostaj në minutat shtesë vulos shifrat në 4-2. Kjo ishte fitorja e gjashtë në radhë për Tiranën, që me nisjen e këtij edicioni nuk ka njohur humbje.
Teuta ka fituar bindshëm në Durrës ndaj Tirana AS me rezultatin e thellë 6-3. Bushi mund të cilësohet si lojtarja e ndeshjes, teksa arriti të shënojë tre gola për durrsaket, ndërsa shënuan emrin në listën e golashënueseve edhe Disha, Habili e Puca. Për Tirana AS shënuan Banushi, Mema e Koldashi, golat e të cilave nuk mund ta ndryshonin rrjedhën e lojës.
Pas përfundimit të kësaj jave, Tirana e sheh veten në krye të klasifikimit me 18 pikë, ndërsa Vllaznia dhe Apolonia ndajnë të njëjtin numër pikësh, me nga 16 secila.
Për t’u theksuar është se Tirana kryesuese i ka zhvilluar të gjashtë ndeshjet e plota duke realizuar 6 fitore, ndërkohë që duke qënë se kampionati është me 11 skuadra pjesëmarrëese, skuadra bardheblu akoma nuk akoma nuk e ka konsumuar akoma javën e pushimit. Që do të thotë, se në javët e ardhshme, tabela e klasikimit edhe mund të ndryshojë duke kaluar në krye të renditjes, dyshen Vllaznia-Apolonia.
Rezultatet e javës së 7-të:
Kinostudio 3-1 Atletik Club
Partizani 6-1 Skënderbeu
Teuta 6-3 Tirana AS
Tirana 4-2 K.F. Murlani
Lushnja 0-14 Vllaznia