Friday, November 22, 2024

Abissnet Superiore-Sot, supersfida e javës së 12-të, Vllaznia-Partizani

Lexo

E startuar me dy takimet e ditës së martë, ku Tirana mundi Kastriotin 3-0 dhe Teuta, Dinamon me rezultatin 0-1, kampionati kombëtar i Kategoria Superiore vijon sot edhe me dy çiftet e tjera, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia, sfida këto që startojnë në orën 16.45.

Në qytetin verior, përballja, Vllaznia-Partizani, e konsideruar si supersfida e futbollit e javës së 12-të, po pritet me një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane. Sipas informacionit marrë pranë sporteve të shitjes së biletave pranë stadiumit “Loro Boriçi”, interesimi për ta ndjekur live këtë ndeshje duket shumë i madh se në ndeshjet e mëparshme. Dhe, kjo, krahas rritjes dhe formës së mirë që po kalon skuadra kuqeblu, prania e madhe e tifozëve sot në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” favorizohet edhe koha e qëndrueshmë që po mban sot në Shkodër, pa reshje shiu, si dhe me temperature të pranueshme.

Sa i përket skuadrës, ajo duket tejet e motivuar për të marrë një rezultat pozitiv, gjë që e shprehen në konferencen për shtyp, një ditë më parë edhe trajneri Brdariç dhe mbrojtësi Hakaj.

Pak orë përpara kësaj sfide, mësohen edhe emrat që tekniku Brdariç ka vendosur të hedhë në fushën e lojës, të cilët me përjashtim të Aralacis që mungon për shkak të penalizimit me karton tgë kuq, janë ato që u aktivizuan në sfidën e mëparshme me Teutën.

Ndërkohë, janë bërë të ditur edhe emrat e gjykimit të kësaj ndeshje. Gjyqtar kryesor do të jetë durrsaku, Florjan Lata, ndërsa në sistemin VAR, Kreshnik Bajramaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img