Sunday, September 22, 2024

Evangjelia Veli, në pedanë për Botërorin e Peshëngritjes

Lexo

Evangjelia Veli, është e para nga kombëtarja e Shqipërisë në peshëngritje që ngjitet në pedanë për Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Realisht, peshëngritësja kuqezi nuk e ka nisur mirë, pasi paraqitja e saj në baterinë A të peshës deri në 55 kilogram ka qënë modeste. Konkurimi i Velit ka qënë mesditën e sotme, dhe ajo ka mundur të klasifikohet vetëm në shkëputje. Provën e parë e ka të suksesshme me 86 kilogram. Më pas e tillë është edhe në të dytën, tanimë më 89 kilogram, por nuk realizon provën e tretë me 91 kilogram. Përfundimisht e pesta në shkëputje. Në shtytje tenton në provën e parë me 105 kilogram, por nuk ia del. Më pas edhe në të dytën përsëri me 105 kilogram, por në përfundim asgjë e mirë. Aq sa detyrohet të tërhiqet nga gara, ndërsa si e tillë nuk renditet as në shtytje e as në dygarësh

Botërori i Uzbekistanit për Shqipërinë vijon ditën e premte me konkurimin e dy peshëngritësve tanë të talentuar, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të cilët do të garojnë në Baterinë A të peshës 73 kilogram. Paraqitja e tyre në pedanë është e programuar të jetë rreth orës 15.00 të ditës së nesërme, dhe pritshmëritë e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, janë të mëdha për këto dy peshëngritës.

Në vijim, pjesëmarrja e peshëngritësve kuqezi në pedanën e botërorit do të jenë të hënën e ardhshme me konkurrimin e Krenar Shorajt dhe Daniel Godellit në Baterinë B të peshës 89 kilogram.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img