Sunday, September 22, 2024

Dinamo kërkon kthesen me Vllazninë, presidenca motivon skuadrën për fitore

Lexo

E pozicionuar në vendin e 7-të të renditjes së kategorisë Superiore, me vetem dy pikë më shumë se sa vendi i parafundit i “zonës së kuqe” të largimit nga kategoria, Dinamo realisht po kalon një moment shumë të vështirë.

Shumë bujë në start të kampionatit, e trumbetuar si skuadër e formuar për titull, rezultatet e saj nga ndeshja në ndeshje nuk bindëm, dhe tashti e shikon veten në një pozitë jashtë mëse delikate.

Të bindur se skuadra ka kualitete, por që për momentin diçka nuk shkon, drejtuesit e Dinamos i kanë mbështetjen e duhur skuadrës si dhe në mënyrë të veçantë trajnerit, që realisht ka marrë kritikat më të mëdha. Dhe, për të kaluar krizën kërkohet mepatjetër fitorja ndaj Vllaznisë.

Nga sa bëhet e ditur, në kampin blu ka pasur një analizë të zgjeruar, ku përpos skuadrës dhe stafit teknik, kanë qënë të pranishëm drejtuesit e klubit. Takim ky që i k shërnhuer skuadrës si një ,otimim më shtese për ndeshjen e së premtes ndaj Vllaznisë, prej së cilës besojnë se do të nisin kthesen e mirëpritur.

Për të motivuar skuadrën në daljen nga situata, presidenca ka aplikuar premiot për fitore. Një gjë e tillë ishte edhe në ndeshjen e kaluar me Partizanin, por që humbja ia privoi shpërblimin. Nga sa mësohet, premion e javës së kaluar ndaj Partizanit është sërishmi në fuqi për të mundur Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img