Sunday, September 22, 2024

Dinamo-Vllaznia, barazim pa gola në pjesën e parë

Lexo

Mbyllet në barazim, 0-0, pjesa e parë e ndeshjes, Dinamo-Vllaznia, takim që po luhet në “Elbasan Arena” për Javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Një pjesë e parë, e cila foli tërëësisht për Dinamon, e cila krijoi disa raste shënimi në portën e Vllaznisë, ku portjeri Zogoviç ka qënë me fat që rrjeta e tij nuk u prek në këtë 45 minutësh të parë.

Nga ana tjetër, Vllaznia shfaqet larg imazheve të ndeshjeve të mëparshme. E paqartë dhe e pafuqishme në repartin sulmues, por edhe me probleme në mesfushë dhe mbrojtje duke lënë koridore të hapura për dinamovitët, të cilët, sidomos nga krahu i djathtë i sulmit të tyre, janë shfaqur disa herë të rrezikshëm në fundore.

Formacionet:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva, Latifi-Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Mihana. Trajner: Bledi Shkëmbi

Ndeshja, Dinamo-Vllaznia do të gjykohet nga gjyqtari i FIFA-s, lezhjani Eldorian Hamiti, ndërkohë që në sistemin VAR do të jetë një tjetër gjyqtar i FIFA-s, Kreshik Cjapi, çka tregon se FSHF e ka vlerësuar në maksimum sfidën e mbrëmjes së sotme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img