Arbitrim shqiptar në sfidën Levski Sofia-Jagellonia. Enea Jorgji në krye të trupës së gjykimit

Arbitrimi shqiptar do të jetë protagonist në një tjetër sfidë të rëndësishme të futbollit europian.

UEFA i ka besuar gjyqtarit Enea Jorgji drejtimin e takimit mes Levski Sofias dhe Jagiellonias një përballje ku do të jetë e pranishme një trupë e gjerë arbitrash shqiptarë.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide ndërsa në krahët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj të cilët do të kryejnë detyrën e asistentëve.

Juxhin Xhaja është caktuar arbitër i katërt duke plotësuar kështu katërshen shqiptare në fushën e lojës.

Edhe në dhomën e teknologjisë do të ketë përfaqësim ndërkombëtar me arbitrin Albert Doda në rolin e AVAR ndërsa përgjegjës për sistemin VAR do të jetë italiani Daniele Doveri.

Ky është një tjetër vlerësim për gjyqtarët shqiptarë të cilët vijojnë të marin besimin e UEFA për të drejtuar ndeshje në kompeticionet europiane.

Një mundësi e rëndësishme për Enea Jorgjin dhe kolegët e tij për të përfaqësuar denjësisht arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe