Friday, November 22, 2024

Ndalet Vllaznia, barazim në javën e 14-të me Dinamon në transfertë

Lexo

Dinamo-Vllaznia 0:0

E premte, 17 dhjetor 2021, ora 19.45, stadiumi “Elbasan Arena” i qytetit të Elbasanit

Dinamo: Simoni, Maliqi(Samake 82’), Sofranac, Imami(Gjata 82’), Isaevski, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Bardhi(Çinedu 86’), Ibraimi, Mihana. Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj(Gjorgjeviç 55’), Da Silva(Mustedanagiç 86), Latifi, Aralica(Çoba 80’). Trajner: Thomas Brdariç

Gjyqtar kryesor: Eldorian Hamiti. Sistemi VAR: Kreshik Cjapi

Një Vllazni me dy fytyra u pa sot në përballjen me Dinamon, ndeshje kjo që u mbyll në barazim 0 me 0. Ndalet kësisoj Vllaznia, ku ndryshe nga sa i kishte objektivat në pragndeshje për të marrë pikët e plota me misionin për sulmuar kreun. Humbja e dy pikëve, nëse shoqërohet me fitore të rivaleve të Tiranës dhe Kukësit në ndeshjet e së dieles, bën që deferenca në tabelë të thellohet përsëri. Nga ana tjetër, për vetë pozitat në të cilat gjendet Dinamo, barazimi i sotëm i bluve ndaj një Vllaznie potente, konsiderohet pozitive, jo vetëm në pikëzim, por më së shumtmi në aspektin moral.

Pjesa e parë   

Ndonëse konsiderohej favorite, Vllaznia nuk u shfaq e tillë në 45 minutat e para të luajtura mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”.  Kuqeblutë paraqiten një pjesë të parë zhgënjyese, të cilët për anjë moment nuk u ngjitën në nivelin e kërkuar. Një gjë e tillë është parë edhe nga reagimet e vazhdueshme nga stoli të trajnerit Brdariç, i cili shfaqej i pakënaqur nga të tre repartet, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Shumë e vakët dhe e pafuqishme në sulm, por probleme shfaqi edhe në prapavijë, sidomos në krahun e majtë ku dinamovitët vërshyen disa në fundore duke vënë në rrezik serioz portën e mbrojtur nga malazezi, Zogoviç.

Pjesa e dytë

Nëse Vllaznia ishte me fat që nuk përsoi gol në pjesën e parë, gjatë 45 minutave të dyta, fati ishte me Dinamon që rrjeta e saj nuk u prek. Pas një fillimi disi më të ekuilibruar të kësaj pjese, Vllaznia merr frenat e lojës në dorë dhe shikon vazhdimisht drejt portës blu. Sidomos në 15-të minutat e fundit të ndeshjes, kuqeblutë e kërkojnë me insistim golin e avantazhit, por, nëse nuk arrijnë të gjejnë golin e avantazhit, meritë për këtë ka portjeri Simoni. Krahas ndërhyrjeve të tjera, 17 vjeçari i talentuar që debuton për herë të parë në Superiore është treguar fantastik duke evituar dy gola të sigurtë në portën e tij. Fillimisht goditjen me kokë fare pranë portës të Aralicës e grushton mrekullisht në mënyrë akrobatike duke e kaluar mbi tranversë, ndërkohë që njëjtën bën edhe me gjuajtjen ballore të Mustedanagiç, e cilka vjen pasi më përpara u përplas në tokë. Presioni kuqeblu vijoi të jetë insistues edhe gjatë katër minutave shtesë, derisa vërshëllima përfundimtare e lezhjanit të FIFA-s Hamiti mbylli gjithë takimin me shifrat 0-0.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img