Sunday, September 22, 2024

Brdariç, kritika lojtarëve të tij, i pakënaqur me barazimin ndaj Dinamos

Lexo

Për trajnerin e Vllaznisë, Thoma Brdariç, skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të mirë në sfidën me Dinamon. Ndaj, me këtë rast nuk ia ka kursyer kritikat futbollistëve të tij, sidomos për pjesën e parë kur loja e tyre ishte me mjaft probleme. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Superspot, tekniku kuqeblu, Thomas Brdariç, shprehet:

“Nuk është e drejtë të krahasosh ndeshjet, kohë tjetër e mundësi të tjera. Kemi luajtur jashtë fushe ndaj një ekipi që nuk ka pasur rezultate, por jo mungesë kualiteti. U thashë lojtarëve që isha kurioz si do të përballonim këtë ndeshje dhe e pashë në pjesën e parë se si ishte një paraqitje e dobët nga ne me shumë gabime taktike. Dhe nëse luajmë ashtu nuk do të jemi të suksesshëm. Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që është e pamundur të luajmë njëlloj keq dhe ndryshuam. U përmirësuam dhe na mungoi fati që të shënonim në pjesën e dytë. Nuk arritëm të shpërthenim në krahë, duhej të fitonim duele, por nuk ia dolëm. Mendoj se ishte mungesë e dueleve të fituar, por për mua ishte thelbësore që në pjesën e parë nuk fituam topin e dytë dhe mendoj se pse nuk ia dolëm të hynim mirë në ndeshje”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img