Monday, November 25, 2024

Tension në ndeshjen Skënderbeu-Kastrioti, trajneri godet me shkelm lojtarin

Lexo

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Kastriotit e cila ishte si një finale për mbijetesën duke shkaktuar tension në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes. Kjo ka bërë që sfida të mbyllet me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.

Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img