Monday, November 25, 2024

Shorti i Ligës së Kombeve/ Berisha: Synojmë vendin e parë

Lexo

Shqipëria mësoi para dy ditësh kundërshtarët e saj në edicionin e radhës të Ligës së Kombeve, ku në Ligën B të Grupit 2 do të jetë përballë Rusisë, Islandës dhe Izraelit. Në një prononcim për Fshf.org, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha komentoi shortin e hedhur nga UEFA për këtë kompeticion, teksa u shpreh i kënaqur për skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë. Berisha thekson se objektivi kryesor i skuadrës sonë duhet të jetë vendi i parë në grup, ndërsa flet për “pengesën” në këto ndeshje, si edhe vlerëson kundërshtarët.

I kënaqur me shortin? – “Duke pasur parasysh që jemi ngjitur në Ligën B, normalisht që edhe skuadrat në këtë janë më të forta, kjo dihej. Mirëpo duke parë ekipet, mund të themi që jemi të kënaqur me shortin. Por që të luhen katër ndeshje në 12 ditë do të jetë mjaft e vështirë për secilën skuadër dhe duhet të jemi të përgatitur maksimalisht”, – thotë kapiteni kuqezi.

Objektivi i kuqezinjve? – “Synimi ynë kryesor është që të dalim të parët në grup, pasi kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara dhe mënyra e vetme për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Duke parë këtë format të ri të kalendarit në ndeshjet që do luhen brenda dy javëve të para të qershorit besoj se do të mësohet edhe fati i çdo skuadre në grupin tonë eliminator. Kështu që ne duhet të jemi të përgatutur maksimalisht për të përballuar me sukses këto ndeshje”, – përfundon Berisha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img