Saturday, November 23, 2024

Abissnet Superiore-Java e 14-të/Sot tre takimet përmbyllëse Egnatia-Laçi, Kukësi-Partizani, Tirana-Teuta

Lexo

E startuar që të premten me sfidën, Dinamo-Vllaznia e mbyllur në barazim pa gola, 0-0, për të vijjar të shtunën me betej e mbijeteses, Skëndërbeu-Kastrioti me fitues korçarët 2-1, Java e 14-të e Kategorisë Superiore, vijon sot edhe me tre ndeshjet e tjera që përmbyllin javën në fjalë.

Sfida e parë e ditës së sotme, është ajo që do të luhet në orën 13:45, në mes Egnatias dhe Laçit, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”.  Më pas, në orën 16.45 vijohet me ndeshjen tjetër që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” mes Kukësit dhe Partizanit.

Ndërkohë, ndeshja e fundit që mbyllë javën e 14-të është ajo që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “AIR Albania”, mes Tiranës dhe Teutës. Sfidë kjo, së bashku me atë, Kukësi-Partizani, priten me interes për skuadrat e kreut të tabelës së klasifikimit.

Pas barazimit me Dinamon, për dy sfidat e fundit, kuqeblutë, natyrisht që sot bëjnë tifo për Partizanin dhe Teutën, në mënyrë që Tirana dhe Kukësi most ë thellojnë diferencën me to.

Nga sa bëhet e ditur, arbitrat kryesorë që do të gjykojnë ndeshjet në fjalë janë këto: Egnatia-Laçi(Olsi Ferhataj), Kukësi-Partizani(Florjan Lata), Tirana-Teuta(Laver Alla).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img